Eko Higjiena

Investitorëve u kërkohet “haraç” nga pushtetarët e të dyja niveleve

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), mësohet se Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë kanë rënë në nivelin më të ulët që ndonjëherë kanë qenë në vendin tonë. Sipas tyre, Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë kanë arritur vlerën prej 215.9 milionë euro, që paraqet nivel më të ulët krahasuar me vlerën prej 308.8 milionë euro të regjistruar në vitin 2015.

Ndërkaq, analistët e ekonomisë dhe njohësit e kësaj fushe thonë se përgjegjëse për këtë situatë janë së bashku, qofshin pozita që ishte në pushtet e po ashtu edhe opozita, ku edhe përmes komunave ku qeverisin dhe ku po dyshohet se po shesin leje ndërtimi, si rasti në Prishtinë me Shpend Ahmetin dhe jo vetëm me të, po ndikojnë në këtë mënyrë me të madhe në rënien e investimeve të huaja për të shkak të jostabilitetit politik që po mbretëron në vendin tonë.

Po këta ekspertë dhe përfaqësues të bizneseve kanë frikën se edhe me qeverinë e re do të vazhdojë agonia në rënien e investimeve të huaja në Kosovë edhe për shkak të faktorëve të tjerë, si ryshfetet, sundimi i dobët i ligjit etj. Kjo ngase sipas tyre mund të ndodhë që të ketë rënie investimesh pasi kush është ai investitor i huaj që do të investojë në një vend si Kosova, ku ekonomisë ia kanë zënë frymën oligarkët e bizneseve.

Ndërkaq, njohësit e kësaj fushe janë të mendimit se kriza politike, Gjyqësori joefikas dhe pushtetarët e pistë, që në shumë raste si po flitet ata po u kërkojnë haraç të huajve, janë disa nga indikatorët e rënies së investimeve të huaja. Analistët vlerësojnë se fatkeqësisht që nga pavarësia qeveritë e Kosovës në vazhdimësi kanë qenë pa timonier dhe pa lidership zhvillimor.

HW

Bizneset pesimiste

Nënkryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Ramadan Maloku, vlerëson se pasiguria politike e viteve të fundit, përkatë- sisht jostabiliteti politik që ka mbretëruar në vendin tonë, apo më saktësisht skenat e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, kanë qenë mesazhi më i keq që kemi mundur t’i dërgojmë investitorëve të huaj. “Veç saj janë mungesa e madhe e sundimit të ligjit, përkatësisht mosefikasiteti i sistemit gjyqësor, ku siç dihet ka ndodhur që me vite një biznes vendor apo i huaj ka qenë dashur për të pritur vendimin për një kontest gjyqësor, andaj ky mosefikasitet i Gjyqësorit është mesazhi tjetër shumë i keq që po u dërgojmë investitorëve të huaj”, tha ai.

Ndërsa nënkryetari i AKB-së, Bashkim Osmani, thotë se në të gjitha raportet ndërkombëtare që flasin për situatën politiko-ekonomike në Kosovë thuhet se krimi i organizuar, korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit, përkatë- sisht mosefikasiteti i Gjyqësorit, janë disa nga indikatorët kryesorë që po i largojnë investitorët e huaj që nga pavarësia e vendit e deri më sot.

Sipas Osmanit, një element tjetër me shumë rëndësi është kërkesa e pushtetarëve të të dyja niveleve, ku në shumë raste nga investitorët e huaj është kërkuar “haraçi” apo pjesa e “tallit” nga ana e pushtetarëve tanë. “Edhe me qeverinë e re, që do të dalë nga këto zgjedhje nacionale, po nuk u evituan këto mangësitë kryesore, kam frikën se mund të vazhdojë agonia e rënies së investimeve të huaja në Kosovë, edhe për shkak të faktorëve të tjerë, si ryshfetet, sundimi i dobët i ligjit etj.”, potencoi Osmani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.