Fundamenti

Investitorët kërkojnë siguri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mungesa e sigurisë në vendin tonë edhe më tutje po konsiderohet si pengesa kryesore për investitorët e huaj që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.

Shpend Balija, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (KIE), në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se investitorët kanë nevojë për siguri, stabilitet, zbatim të ligjit në fuqi, harmonizim të ligjeve… etj.

Zëri: Cilat janë përparësitë në fushën ekonomike për Kosovën pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian?

Mobi Casa

Balija: Marrëveshja për Stabilizim-Asocimin në aspektin ekonomik ka për qëllim krijimin e zonës së tregtisë së lirë në mes të Republikës së Kosovës dhe BE-së, që nënkupton qasje të plotë të produkteve tona vendore në tregjet e BE-së, si dhe në anën tjetër liberalizimin gradual të tregut kosovar për produktet e BE-së gjatë një periudhe të paraparë 10-vjeçare.

Prandaj, përfitimet do të jenë në aspektin e eksportit, të konkurrueshmërisë, kualitetit të produkteve, si dhe në rënien e çmimeve, por kuptohet se detajet mbesin për t’u negociuar me shtetet anëtare të BE-së rreth çështjeve specifike./zeri/