RCCOLA

Investitorët evropianë ndihmojnë afarizmin në Kosovë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shtatëmbëdhjetë investitorë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e EFTA-s kanë themeluar Këshillin Evropian të Investitorëve (KEI) për të ndihmuar planet investive në Kosovë dhe për të kontribuuar me përgjegjësi në zhvillimin e një mjedisi afarist efikas, i cili është gurthemel i një zhvillimi të qëndrueshëm të ekonomisë, si dhe për të ndihmuar në përmirësimin e treguesve socialë.

KEI është themeluar për të ngritur zërin te investitorët evropianë, me qëllim të lehtësimit të pengesave sistematike në mjedisin afarist dhe të rritjes së Investimeve të Huaja Direkte (IHD), që si rezultat do të bënte të kuptohej potenciali i Kosovës përmes krijimit të konkurrencës dhe kapacitetit si për qytetarë ashtu edhe për biznese.

Kush janë anëtarët themelues të KEI?

Këshilli Evropian i Investitorëve është një organizatë afariste jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, e themeluar nga 16 investitorë nga Bashkimi Evropian dhe vendet e EFTA-s: ARDA REI, Baker Tilly Kosovo, Coresteel, CROATIA Sigurimi, Ecovision, Illyria Insurance, IPKO, M & Sillosi, Mamidoil Kosovë, NLB Prishtina, Panax Institute, Petrol Oti Slovenia, PricewaterhouseCoopers, ProCredit Bank Kosovë, Raiffeisen Bank Kosovë dhe Sharrcem.

Mobi Casa

Anëtarët e KEI janë kompani operuese në një varg sektorësh afaristë në tregun e Kosovës andaj kanë përvojë të drejtpërdrejtë në mangësitë e caktuara sistematike, të cilat jo vetëm që e ngadalësojnë zhvillimin e aktiviteteve të tyre, mirëpo në disa raste edhe e dobësojnë kuptimin e vetë biznesit. Këto çështje duhet të adresohen në mënyrën dhe kohën e duhur nga autoritetet kosovare, në mënyrë që të krijohet një treg stabil dhe të rritet krijimi i vlerës përmes investimit në Kosovë.

Zyra e BE-së në Kosovë/ PSBE dhe EBRD veprojnë si anëtarë nderi.

Investitorët e huaj që operojnë sot në Kosovë po ballafaqohen me vështirësi të konsiderueshme në mjedisin afarist, të cilat kërkojnë ratifikim administrativ dhe rregullim të fushave me rëndësi të madhe, si në vijim:
· Trajtimi i barabartë / Përputhshmëria fiskale / Praktikat doganore
· Fuqizimi i ligjit / Mungesa e akteve nën-ligjore / Efikasiteti i gjyqësorit
· Licencimi dhe efikasiteti i procedurave administrative
· Energjia, prodhimi dhe politikat e punësimit
· Ekonomia joformale
Anëtarët e KEI po ballafaqohen me vështirësi të mëdha, të cilat në njërën anë pengojnë implementimin e planeve të tyre afariste – duke penguar çdo investim që përfshihet aty – dhe që e bëjnë vendin një vend jo atraktiv për IHD.