Fundamenti

Investitorët e huaj ikin nga Kosova

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) zbulon një fakt interesant, ku kompanitë e huaja kanë filluar t’i shesin aksionet e tyre. Sipas të dhënave të BQK-së, gjatë vitit që lamë pas investimet e huaja direkte (IHD) janë karakterizuar me një rënie prej 46,0 për qind në të njëjtën periudhë.

“Kjo rënie e IHD-ve i atribuohet kryesisht shitjes së aksioneve të disa prej kompanive të huaja, që operojnë në Kosovë tek rezidentët kosovarë, si dhe shpërndarjes së superdividendës së disa prej kompanive të huaja që operojnë në Kosovë”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.

FIDANISHTJA

Por pavarësisht kësaj, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se sivjet Kosova ka shënuar progres në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, të cilat në nëntëmujorin e parë të këtij viti arritën shumën prej 270 milionë eurosh.

Por, në anën tjetër ekspertët e ekonomisë në vend këtë shifër po e shohin me dyshim të madh. Sipas tyre, kjo shumë e investimeve nuk ka ndikuar në zhvillimin ekonomik. Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se Kosova gjatë vitit 2015 ka shënuar progres në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, të cilat në nëntëmujorin e parë të këtij viti arritën shumën prej 270 milionë eurosh./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.