UBT

Investimi më i madh në energjetikë vije nga Zvicra

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Mbi 10.5 milion euro është investimi i shtetit zviceran në trafostacionin e njohur si “Gjilani 5” tha Fadil Osmani. Azem Mujku thotë se Gjilani e ka zgjidhur problemin e furnizimit me energji për 50 vitet e ardhshme.

Investimi në trafostacionin energjetik i njohur si “Gjilani 5”, llogaritet si investimi me vlerën më të madhe në rajonin e lindjes. Kështu thotë për rajonipress Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve në Gjilan. Osmani tha se ky investim vije nga shteti zviceran dhe ka një kosto prej 10.5 milion eurove.

Kurse Azem Mujku nga drejtoria e shërbimeve publike thotë se ky investim e zgjidhë problemin e rrymës dhe të furnizimit me energji elektrike. “Realisht ky trafostacion i 110/20 KV e stabilizon Gjilanin për 50 vitet e ardhshme”.

Mobi Casa

Mujku thotë se ky investim e furnizon gjysmën e Gjilanit dhe është një nyje rajonale ose autostradë e rrymës. “Nga ky investim tani e tutje Gjilani nuk mund të mbetet pa rrymë sepse i ka të hapura dhe të lidhura të gjitha nyjat përçuese prej nga mund të furnizohet me energji elektrike”.

Sipas Mujkut ky trafostacion pritet që brenda pak ditësh edhe të futet të funksion

Ndryshe ky projekt është nisur në vitin 2008 dhe qëllim kryesor ka pasur përmirësimin e sektorit të energjisë në Komunën e Gjilanit . Në aktin e nënshkrimit të memorandumit me Qeverinë zvicerane atë kohë ish ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula e patë cilësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm për rajonin e Gjilanit. “Kemi të bëjmë me një projekt shumë të rëndësishëm për rehabilitimin e infrastrukturës në sektorin e energjisë, në ndërtimin e nënstacionit Gjilani .”/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.