ARKATANA

Investimi i KEDS-it në trasen e Bujanocit e bënë më moderne hyrjen për Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – KEDS-i në bashkëpunim me komunën e Gjilanit janë duke investuar dhe duke bërë përgatitjet e nevojshme për të shtrirë rrjetin e tensionit të mesëm me një gjatësi prej 3 km. Besnik Sherifi menaxher për projekte në KEDS thotë se investimi në këtë trase e bënë shumë më atraktiv këtë pjesë gjë që u ndihmon shumë edhe bizneseve që ndodhen afër rrugës.

Traseja e hyrjes në rrugën kryesore Gjilan – Bujanoc e cila pritet të rregullohet nga Komuna e Gjilanit do të jetë shumë më atraktive pasiqë KEDS-i ka vendosur të investojë në vendosjen e rrjetit të tensionit të mesëm 10kV. Ose më saktësisht rrjeti ajror shndërrohet në rrjet nëntokësor me një gjatësi prej 3000 metra kabëll thotë Besnik Sherifi menaxher për projekte në KEDS.

UBT

Sipas Sherifit në këtë pjesë të rrugës së njohur si “Maria Shllaku” KEDS-i në bashkëpunim edhe me Komunën e Gjilanit pritet të vendos 60 puseta dhe mbi 12 mijë metër kabëll të tensionit XHE dhe mbi 650 metër kabull PPOO: A – 4x95mm.

Alush Sejdiu njëri nga pronarët e dyqaneve që ndodhen afër trases thotë se këto investime e fuqizojnë pozitën e këtyre bizneseve sepse do të ketë ndriçim më shumë dhe rrugët do të jenë më të gjera. “Normalisht që investimi i KEDS-it e bënë më joshës hyrjen e Gjilanit kurse kompanitë që ndodhen afër rrugës janë më me fat” tha Sejdiu. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.