Uji Dea

Investimet në duart e mafisë politike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sundimi i partive të mëdha, rrënues për ekonominë. Nga viti në vit është përkeqësuar ambienti biznesor

“Të investosh sot në Kosovë, me këtë klasë sundimtarësh, është shumë e vështirë, sepse menjëherë porsa të mbërrijë një investitor i huaj, por edhe investitor vendor, ai do të mësojë se shumica e bizneseve të mëdha janë mafiopolitikanët dhe mafiooligarkët e tyre të lidhur me ta, dhe se pa lejen e aminin e tyre nuk mund të bëjnë asgjë”, thotë deputeti Enver Hoti

Me gjithë premtimet e bëra nga Qeveria ‘Mustafa-Thaçi’, se kanë bërë ndryshime të mëdha pozitive në përmirësimin e klimës dhe bërjes së biznesit për joshjen e investitorëve të huaj, rezultatet dhe të dhënat zyrtare e tregojnë të kundërtën.

Hidromorava

Kosova ende vazhdon të jetë pa ndonjë imazh pozitiv dhe mirëbesimi karshi investitorëve të huaj. Ndonëse u bënë tetë vite që kur jemi bërë shtet i pavarur, ekonomia kosovare është ende e brishtë dhe gjendet në një fazë të hershme të zhvillimit të saj, dhe se problemin më të madh e ka me deficitin e vazhdueshëm tregtar, prodhimin e ulët, papunësinë, ekonominë informale, varësinë nga remitancat, etj.

Statistikat tregojnë se me të marrë timonin e shtetit autoritetet vendore, investimet e huaja kanë shënuar rënie drastike. Një vit para se të shpallej pavarësia më 2007, investimet kanë qenë në vlerën prej 440 milionë eurove, në 2008 – 370 milionë euro, 2009 – 295 milionë euro, 2010 – 368 milionë euro, 2011 – 384 milionë euro, 2012 – 229 milionë euro, 2013 – 280 milionë euro, 2014 -151 milionë euro, ndërkaq për vitin 2015 ato është thënë se kanë qenë në vlerën prej 270 milionë eurove./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.