RCCOLA

Investimet kapitale në Kosovë bien 30%

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Për gjashtë muaj Qeveria e Kosovës ka investuar 136,658,405 euro për projektet kapitale, apo 30 për qind më pak se në vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, Qeveria për ndërtimin e rrugëve për gjashtë muaj ka investuar 73.321,213 euro, apo 43 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Mosrealizimi i investimeve kapitale nga ana e Qeverisë nga ekspertët shihet si një dështim. Sipas tyre, ky nivel i ulët i investimeve vjen si pasojë e mungesës së ideve për zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e ambientit për biznes.

Eco Higjiena

Ndërsa, sipas raportit të shpenzimeve të Qeverisë për gjashtë muajt të këtij viti, në mallra dhe shërbime Qeveria i ka rritur shpenzimet për 3 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan “Kosova Sot”.

Ibrahim Rexhepi, nga organizata STRAS, thotë se vëllimi i planifikuar me buxhet i shpenzimeve (investimeve) kapitale sivjet është 16,4 për qind më i ulët se ai i planifikuar në vitin 2013. “Kjo ka ndodhur për shkak se Qeveria është e varfër me ide për zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e ambientit për biznes”, ka thënë Rexhepi. /Telegrafi/