United Hospital

Investimet huq

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova ka pushtete qendrore, por të bllokuara; ka institucione formalisht të pavarura, por skajshëm të politizuara e të ndikuara…

Është nga shtetet më të varfra, por edhe më të korruptuara; ka burime energjetike e ujore, por s’ka mjaftueshëm drita e ujë; ka popullsinë më të re në Evropë, por ka shumë papunësi, varfëri e analfabetizëm; ka luftuar për t’u çliruar nga Serbia, por nuk është vend plotësisht i lirë edhe pse është pavarësuar. Bota perëndimore ka investuar për një Kosovë tjetër.

Dhe pikërisht për këtë, pjesë të bashkësisë ndërkombëtare kanë nisur të frustrohen. Vetëm brenda kësaj jave deklarata dëshpërimi kanë përcjellë ambasadorë të dy fuqive të mëdha botërore – të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

UBT

Një vizitë e nivelit të lartë nga ShBA-ja në Kosovë është anuluar këtë javë e një tjetër ka reduktuar agjendën, ka treguar ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson. Ka ndodhur kjo për shkak të bllokadës politike.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, ambasadorja e ka përmbyllur informatën me këtë fjali të shkurtër: “Të dëshpëruar”. /Koha Ditore

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.