UBT

Investimet e huaja shkojnë mbi 287 milionë euro

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë, në vitin 2017, arritën vlerën prej 287.8 milionë euro, që paraqet një rritje prej 30.8 për qind krahasuar me vitin 2016.

Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rritje të vlerës u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, ndërsa investimet në instrumentet e borxhit shënuan rënie.

Kështu thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2017.

“Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, që përbën rreth 91.9 për qind të gjithsej IHD-ve, shënoi vlerën prej 264.5 milionë euro që është për 44.9 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak. IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 23.2 milionë euro, apo 37.9 për qind më pak krahasuar me vitin paraprak. Rritja e IHD-ve u evidentua kryesisht tek sektori i shërbimeve financiare, patundshmëritë dhe tek sektori i ndërtimtarisë ndërsa sektori i tregtisë dhe ai i industrisë shënuan rënie”, thuhet në raportin e BQK-së, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, projeksionet e BQK-së për vitin 2018 sugjerojnë se investimet do të shënojnë rritje reale prej 10.1 për qind.

Hidromorava

“Investimet në vitin 2018 parashihet të shënojnë rritje reale prej 10.1 për qind, bazuar në parashikimet për rritje të konsiderueshme të investimeve publike prej 25.8 për qind, por edhe të investimeve private prej 5 për qind”, thuhet në raport.

Sipas BQK-së, kontribut të rëndësishëm në rritjen e investimeve private pritet të vazhdojë të ketë kreditimi bankar, i cili po karakterizohet me ritëm më të shpejtë të rritjes dhe me norma më të ulëta të interesit.

Po ashtu, ndryshimet në politikën tatimore gjatë viteve të kaluara, pritet të nxisin investimet private.

Rritjes së pozicionit të përgjithshëm të investimeve pritet t’i kontribuojë edhe rritja e IHD-ve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.