ARKATANA

Investimet e huaja ranë për 65 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti investimet e huaja në Kosovë arritën në 97.5 milionë euro. Duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shihet se sivjet kemi 65.5 milionë euro më pak.

Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregojnë se zvogëlimi i Investimeve të Huaja Direkte (IHD) u evidentua sidomos në sektorin e patundshmërive dhe në sektorin e shërbimeve financiare, pavarësisht se në vitet e tjera këta sektorë kanë qenë sektorë në të cilët ka pasur më së shumti investime.

Sipas të dhënave të BQK-së, investimet e huaja direkte të pranuara në Kosovë deri në qershor të 2016-s arritën vlerën prej 97.5 milionë eurosh që paraqet nivelin më të ulët krahasuar me vlerën prej 163 milionë eurosh, të regjistruara në periudhën e njëjtë të vitit 2015, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Uji Dea

“Në kuadër të strukturës së IHD-ve me zvogëlim të vlerës u karakterizuan të dy format e IHD-ve, duke përfshirë kapitalin dhe fondin e investimeve në aksione, si dhe investimet në instrumentet e borxhit. Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione që përben rreth 77.4 për qind të gjithsej IHD-ve shënoi vlerën prej 75.5 milionë eurosh, që është 35,3 për qind më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Gjithashtu IHD-të në formë të instrumenteve të borxheve shënuan vlerën prej 22.0 milionë eurosh, një zvogëlim kundrejt vitit paraprak prej 52,5 për qind. Zvogëlimi i IHD-ve në Kosovë u evidentua sidomos në sektorin e patundshmërive dhe në sektorin e shërbimeve financiare”, thuhet në raport./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.