UBT

Investimet e huaja në blerje të banesave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari e deri në fund të muajit gusht të këtij viti, investimet e huaja në Kosovë kanë arritur në 148 milionë euro, ku nga kjo shumë 104,2 milionë euro kanë përfunduar në blerje të patundshmërive.

Blerja e banesave në qytete të ndryshme të Kosovës nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës, po llogaritet si investimi më i madh i huaj që ka ndodhur sivjet nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit gusht.

Bazuar në të dhënat e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari e deri në fund të muajit gusht të këtij viti shuma e investimeve të huaja në vendin tonë ka arritur në 148 milionë euro, e nga kjo shumë 104,2 milionë euro kanë përfunduar në blerje të patundshmërive, e në anën tjetër në disa sektorë siç është ai i ndërtimit kemi tërheqje të investimeve, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Fundamenti

Krahasuar me vitet paraprake shihet se investimet e huaja në prodhim dhe industri kanë rënë, derisa ato në patundshmëri janë duke u rritur nga viti në vit. Sipas të dhënave të BQK-së për 8 muaj në Kosovë në sektorin e bujqësisë investitorët e huaj kanë investuar 1,8 milionë euro, derisa në sektorin e minierave kemi tërheqje të investimeve për 11,1 milionë euro.

Në sektorin e industrisë për 8 muaj janë investuar 1,4 milionë euro, derisa në sektorin e energjetikës janë investuar 4,3 milionë euro. Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna të BQK-së, shihet se në sektorin e ndërtimtarisë investitorët e huaj në vendin tonë për 8 muaj investuan 26,6 milionë euro, në tregti 10,2 milionë euro, në hoteleri investimet e huaja për 8 muaj arritën në 700 mijë euro, në transport 600 mijë euro, në shërbime financiare 1,5 milionë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.