RCCOLA

Investimet e huaja, drejt përgjysmimit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Investimet e Huaja Direkte kanë rënë për 36 për qind në gjysmën e parë të vitit 2016. Që nga viti 2008, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet ndërkombëtare në Kosovë kanë shënuar rënie të vazhdueshme. Derisa në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja ishte rreth 450 milionë euro, në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro.

Të dhënat e BB-së kanë demantuar kryeministrin Mustafa, që mburret se politikat e Qeverisë po i ndihmojnë biznesit. Në fakt, eksporti ra dhe nuk pati kurrfarë ofertash për investitorët,raporton Gazeta Kosova Sot

Ditë më parë, zyrtarët e Bankës Botërore të Kosovës, duke shpalosur të arriturat ekonomike në vendet e rajonit të Evropës Juglindore, me theks të veçantë duke folur për rajonin e Ballkanit, kanë treguar qartë se vetëlavdërimet e Qeverisë së ‘Isa Mustafës’, që thonë se Kosova ka shënuar një rrije të investimeve të huaja, nuk qëndrojnë. BB-ja i ka demantuar të dhënat e fundit të Bankës Botërore, sipas të cilave, mësohet se Kosova ka shënuar një rënie drastike të investimeve të huaja direkte.

Investimet e Huaja Direkte kanë rënë për 36 për qind në gjysmën e parë të vitit 2016. Që nga viti 2008, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, investimet ndërkombëtare në Kosovë kanë shënuar rënie të vazhdueshme. Derisa në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja ishte rreth 450 milionë euro, në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro. Në vitin 2014, bilanci i investimeve direkte në Kosovë ka qenë 46 për qind më i ulët se në vitin 2013. Rënia e investimeve të huaja në Kosovë ka ngritur shqetësime të mëdha tek ekspertët e çështjeve ekonomike. Ata thonë se investimet e huaja janë të domosdoshme për ringjalljen ekonomike të Kosovë.

Analistët e kësaj fushe dhe opozita thonë se për tërheqjen e investimeve të jashtme, nga diaspora, por edhe trimërimi i investitorëve të brendshëm, kërkohet zbatimi i rendit dhe ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit ekonomik, siguria në paanshmëri në zbatimin e kontratave, eliminimin e monopoleve dhe klientelizmit, të cilat Qeveria ‘Mustafa’ nuk ka arritur të i sigurojë.

Opozita akuzon kryeministrin ekonomist për dështim

KKVITI

Deputeti Enver Hoti (Nisma për Kosovën) thotë se janë të sakta të dhënat e Bankës Botërore për rënie investimesh, sepse kemi një jostabiliteti ekonomik dhe politik, andaj edhe sipas njohësve të çështjeve ekonomike, ka bërë që investitorët ndërkombëtarë të mos e shohin Kosovën vend atraktiv për investime.

Ai ka theksuar se autoritetet e Kosovës nuk kanë bërë asnjë veprim për të eliminuar problemet që kanë shkaktuar mosardhjen e investitorëve në Kosovë. “Krimi i organizuar, ekonomia joformale dhe korrupsioni në Kosovë janë ato dukuri, të cilat kanë larguar investitorët potencialë nga vendi”, tha ai.

Sipas deputetit Hoti, e gjithë barra e fajësisë për mosardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë bie në institucionet shtetërore dhe politikat e tyre të gabuara ekonomike. Kurse deputeti tjetër i opozitës, Bali Muharremaj (AAK), tha se këtë javë Banka Botërore edhe një herë ka konstatuar se kemi pasur një rënie të theksuar të investimeve të huaja direkte. “Kemi një papunësi të madhe e sidomos në radhët e të rinjve dhe kemi një largim të fuqisë punëtore nga Kosova, kemi një rritje të importit dhe kemi një tkurrje të rritjes ekonomike”, ka theksuar ai.

Muharremaj thotë se të gjitha këto të dhëna të Bankës Botërore e kanë demantuar shumë keq kryeministrin Isa Mustafa, i cili si mburravec e pa asnjë fije turpi po e gënjen opinion dhe deklaron se kemi rritje investimesh në Kosovë.

Dy agregate kryesore kanë shënuar rënie Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ekonomisti Ismajl Kastrati, tha për “Kosova Sot” se vetëlavdërimin e Qeverisë dhe vetë kryeministrit Isa Mustafa, se në Kosovë vjet ka pasur një rritje të investimeve e kanë demantuar shumë keq edhe zyrtarët e Bankës Botërore. “Banka Botërore tregoi se dy nga agregatet zhvillimore të Kosovës kanë shënuar rënie. Sepse ka pasur një rënie në investimeve të jashtme direkte dhe në eksporte. Megjithatë, parashikohet rritje ekonomike prej 3.6 për qind. Pavarësisht nga të dhënat e BB-së, Isa Mustafa edhe më tutje vetëlavdërohet, duke deklaruar se do të kemi rritje ekonomike mbi 4 për qind, se Qeveria është e përkushtuar dhe fokusuar në zhvillimin ekonomik”, tha ai.

Sipas Kastratit, për tërheqjen e investimeve të jashtme nga diaspora, por edhe trimërimi i investitorëve të brendshëm, kërkohet zbatimi i rendit dhe ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit ekonomik, siguria në paanshmëri në zbatimin e kontratave, eliminimin e monopoleve dhe klientelizmit, të cilat Qeveria ‘Mustafa’ nuk ka arritur t’i bëjë, por në mungesë të rezultateve në rritjen ekonomike, është fokusuar në vetëlavdërim dhe fjalë të mëdha./kosova sot/