United Hospital

Investimet e huaja bien për 43%

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit gusht të këtij viti shuma e investimeve të huaja ka arritur vlerën prej 121.9 milionë eurosh e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi një rënie prej 43 për qind. Rënia më e lartë e investimeve të huaja u shënua në sektorin e ndërtimtarisë dhe të shërbimeve financiare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Investimet e huaja direkte (IHD) në vendin tonë vazhdojnë të bien nga dita në ditë pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të institucioneve se klima e biznesit në vendin tonë është duke ndryshuar në vazhdimësi.

United Hospital

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se deri në fund të muajit gusht të këtij viti shuma e investimeve të huaja ka arritur vlerën prej 121.9 milionë eurosh e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi një rënie prej 43 për qind.

“Në kuadër të strukturës së IHD-ve kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 119.9 milionë eurosh dhe shënoi rënie prej 38,6 për qind, ndërsa IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë prej 2.0 milionë eurosh, 18.6 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2017. Rënia më e lartë e IHD-ve u shënua në sektorin e ndërtimtarisë dhe të shërbimeve financiare, përderisa në patundshmëri dhe në sektorin e tregtisë u shënua rritje e IHD-ve 17,7, përkatësisht 38,7 për qind më shumë, e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në raportin tremujor të vlerësimit të ekonomisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.