Uji Dea

Investime në infrastrukturë dhe mjedis në Koretin, Rahimaj: Punimet po avancojnë sipas planit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës po vazhdon realizimin e projekteve infrastrukturore në lokalitetet e saj, ndërsa punime të rëndësishme janë duke u zhvilluar aktualisht në fshatin Koretin, ku po investohet në përmirësimin e rrjetit rrugor dhe sistemit të kanalizimit atmosferik.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se së bashku me nënkryetaren dhe drejtorët komunalë ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve që po realizohen në këtë lokalitet.

“Bashkë me Nënkryetaren Artën dhe drejtorët Blerimin e Zotrimin, pamë për së afërmi punën që po bëhet në Koretin”, ka bërë të ditur Rahimaj.

Sipas tij, tashmë kanë nisur punimet në rrugën që lidh fshatrat Koretin dhe Berivojcë, një projekt me vlerë prej 252,664.85 eurosh, i cili pritet të lehtësojë qarkullimin e banorëve dhe të përmirësojë lidhjen infrastrukturore ndërmjet këtyre zonave.

KKVITI

Paralelisht me këtë investim, po zhvillohen edhe punimet për rehabilitimin e kanalit atmosferik përgjatë rrugës kryesore “Rafet Isufi” në Koretin, projekt ky me vlerë prej 68,924 eurosh. Sipas autoriteteve komunale, ndërhyrja synon përmirësimin e sistemit të drenazhimit dhe menaxhimin më efikas të ujërave atmosferike, duke reduktuar rrezikun nga vërshimet dhe dëmtimet infrastrukturore.

Rahimaj ka theksuar se investimet në infrastrukturë mbeten prioritet i qeverisjes lokale, me synimin për të krijuar kushte më të mira jetese për qytetarët në të gjitha lokalitetet e komunës.

“Vazhdojmë”, ka përfunduar ai, duke lënë të kuptohet se projektet zhvillimore do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të Kamenicës.

Projektet në Koretin konsiderohen pjesë e investimeve të planifikuara nga Komuna e Kamenicës për modernizimin e infrastrukturës lokale dhe përmirësimin e shërbimeve publike për banorët e zonave rurale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.