Eko Higjiena

Invalidi

/ 1 minutë lexim
HW

Prej gjakut të jetës është liria jonë, Lufta UÇK-së disave u duket asgjë në luftë i kam humbur gjymtyrët, shumë nga tanët tretën mërgimeve

Me gjak trimash çliruam Kosovën
liria gjak prej gjithsecilit ka pirë
me mija kanë rënë në beteja, dhe
me mija të lidhur na i pushkatuan

Kosovë, jam krenar me luftën që
bëra, unë vet e zgjodha veten në
luftën për liri, vdekjen e kam parë
disa herë, lufta m´i mori këmbët

HW

Prej gjakut të jetës është liria jonë
toka sërish i takon barit dhe luleve
tashti jam (invalid ) i pa rëndësi
njeri i pamjaftueshëm për vetveten

Jam i nderuar që isha pjesë e luftës
e jo një i shtirur dhe tregëtarë lirie
kam një mbesë me emrin, Shqipëri
luan gëzueshëm, e qeshet si fëmijë!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.