Uji Dea

Inva Mula: Temperament shqiptar, durim sllavë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Në gazetën “Vechernyaya Moskva” diva lirike shkroi shqip: “Gëzuar vitin e ri 2014. Inva Mula”.Në “Svetlanovskiy Zall” [ose: Salla e Madhe] të Shtëpisë Ndërkombëtare të Muzikës [në Moskë] dha koncert primadona e skenës botërore operistike, sopranoja lirike unike, Inva Mula.

Në shoqërimin e orkestrës filarmonike kombëtare të Rusisë me dirigjent Vladimir Spivakov, diva shqiptare interpretoi arie nga operat “Dasma / Martesa e Figaros” (Le nozze di Figaro) të Mocartit [Volfang (Wolfgang) Amadeus Mozart, 1756-1791)], “Lucia di Lammermoor” të Gaetano Donixetit [Donizetti, 1797-1848), “Pagliacci” të Leonkavalos [Ruxhero (Ruggero) Leoncavallo, 1857-1919], “Thaïs” dhe “Manon” të Masne-së [Zhyl (Jules) Massenet, 1842-1912], “Faust” të Guno-së [Sharl (Charles) Gounod, 1818-1893)]…

Ajo ka dhënë njp intervistë për “Veçernjaja Moskva”. Në jetë këngëtarja është po aq e përsosur sa dhe në skenë, pa lënë përshtypjen se vuan nga miniera yjesh. Nga rusishtja intervistën e përktheu portali Durreslajme.com.

Pse e mbyllët koncertin me këngën e Sergej Rahmaninovit [1873-1943] “Është kaq bukur këtu…” [Zdjes horosho]?

E interpretova në kujtim të nënës sime, Nina Mula, së cilës nuk i ra për short të realizonte talentin e këngëtares që i dha Perëndia madje përgjysmë.

Kanton ua mësoi nëna. A ishte pedagoge e rreptë?

Shumë. Ajo mendonte se talenti dhe puna janë të pandarë.

Prindërit tuaj janë diplomuar në Konservatorin e Moskës. A ka ndikuar kjo gjë përgatitjen tuaj vokale?

Sigurisht. Dhe në përgatitjen vokale, dhe në atë muzikore, si dhe në formimin e shijeve e pikëpamjeve. Kultura ruse ishte e pranishme në shtëpinë tonë në gjithçka, madje edhe në ushqim. Nëna dhe babai më kanë treguar shumë gjëra për Moskën dhe Rusinë.

A ka parte ruse në repertorin Tuaj?

Për fat të keq, jo. Operat ruse destinohen kryesisht për soprano dramatike. Unë mund të këndoj, për shembull, në [operat] “Jolanta” dhe “Eugjen Onjegin” të Çajkovski-t [Pjotr Iliç, 1840-1893], por propozime të tilla nuk kam pasur.

Si bashkëjetojnë te Ju dy gjenezat: shqiptare dhe ruse?

ARKATANA

Sipas mendimit tim, tejet paqësisht (buzëqesh). Me shqiptarët ndjehem shqiptare, kurse me rusët – ruse. Në situata të tjera më ndihmojnë temperamenti shqiptar dhe durimi sllav.

Cilat ngjarje në jetën Tuaj krijuese i konsideroni vendimtare?

Pjesëmarrja dhe suksesi në konkursin e parë të Plasido (Plácido) Domingo-s “Operalia. Konkursi botëror operistik” [Operalia. The World Opera Competition] në Paris në vitin 1993. Koncerti-gala finalist i konkursit u zhvillua në “Grand Opera”, dhe më pas ky program u përsërit në teatro të tjerë të Parisit, gjithashtu në Bruksel, Munih dhe Oslo. Ky turne tërhoqi vëmendjen e melomanëve, specialistëve, kritikëve, dhe filluan të më ftonin për të debutuar në teatro të ndryshëm operistikë. Që atëherë këndoj rregullisht në skena operistike evropiane dhe botërore, përfshirë La Scala, Wiener Staatsoper, Arena di Verona, Metropolitan, Los Angeles Opera, gjithashtu në teatrot e Tokios, Barcelonës, Torontos dhe qyteteve të tjera, po i regjistroj në disqe.

Kompozitori Juaj i parapëlqyer?

Janë dy – Çajkovski dhe Verdi [Xhuzepe (Giuseppe), 1813-1901].

Dirigjenti Juaj i parapëlqyer?

Rikardo (Riccardo) Muti. Në interpretimin e operave verdiane askush nuk barazohet me të.

Fëmijët kanë ecur në gjurmët tuaja?

Vajza, që e kam quajtur Nina, është ende e vogël, kurse djalin e tërhiqte muzika, por pastaj ndryshoi mendim dhe tani po studion për shkenca politike në Londër.

Ku dhe me kë keni vendosur të prisni Vitin e Ri?

Është një festë familjare, prandaj do ta festoj në gjirin e familjes. Po planifikojmë të shkojmë në Dubaj. Me këtë rast, do të doja të uroja kolektivin e gazetës kryesore të Moskës dhe gjithë lexuesit e saj për jubileun – moshë serioze të jesh 90 vjeç! – gjithashtu Gëzuar Vitin e Ri, që po vjen. U uroj të gjithëve shëndet dhe mbarësi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.