FITORJA

Inva Mula shfaqet me të birin, tashmë 18 vjeç

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Inva Mula nuk ka të ndalur me koncertet e saj në mbarë botën. Nga data 18 deri mbrëmjen e djeshme, 27 korrik, ajo ka qenë duke kënduar në teatrin “Royal” veprën “La Boheme”. “La Boheme” është një nga veprat më të bukura të kompozitorit italian G. Puçini.

Siç ndodh rëndom në operat lirike, ka një fund tragjik për protagonisten, Miminë e brishtë, ndërkohë që për Inva Mulën duket se gjithçka po shkon mbarë, aq më shumë pas lindjes së të bijës. Sigurisht që koncert janë të zakonshme për Invën, por ajo që kemi zgjedhur t’u tregojmë sot është një foto me djalin.

Të gjithë e njohim historinë e jetës së saj: ndarjen me këngëtarin Pirro Çako dhe më pas martesën e saj me Hetem Ramadanin. Në këtë foto, ajo shfaqet përkrah djalit, i cili tashmë është i rritur. Kujtojmë se sopranoja Inva Mula u bë nënë për herë të dytë në datën 30 prill të vitit të kaluar.

Fundamenti

Vajza e sopranos erdhi në jetë nga lidhja e Invës me biznesmenin Hetem Ramadani. Ky i fundit ka respektuar dëshirën e Invës për ta pagëzuar vajzën me emrin e nënës së saj, Nina, e cila u nda nga jeta jo shumë kohë më parë, pas një sëmundjeje të rëndë. Të dy e kanë konsideruar ardhjen në jetë të vajzës së tyre si një bekim, duke qenë se Inva tashmë është 50 vjeç (ditëlindja 1963).

Nina lindi me një diferencë prej 17 vjetësh nga Anthony, djali i sopranos, lindur nga një martesë 22-vjeçare me kantautorin Pirro Çako. Ishte Inva Mula që bëri kërkesën për divorc në Gjykatën e Tiranës, në mars të vitit 2009.

Ndonëse në fillim e mohoi, ajo nuk mund ta mbante më të fshehur lidhjen e saj me biznesmenin kosovar, me të cilin ishin njohur gjatë ceremonisë martesore të vajzës së Vera Grabockës e Timo Fllokos. Ata filluan të dilnin së bashku publikisht dhe në fund të vitit të shkuar u mësua lajmi i shtatzënisë së Invës. /shekulli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.