UBT

Inva Mula flet për ndarjen nga bashkëshorti

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Lajmi se Inva Mula i ka dhënë fund martesës së saj të dytë, ka pushtuar vëmendjen e publikut.Sopranoja e famshme shqiptare thuhej se kishte kaluar një krizë në martesën e saj me biznesmenin nga Kosova Ethem Ramadani, madje edhe se marrëdhëniet e tyre ishin ftohur aq shumë, saqë çifti ishte në prag të divorcit.

Megjithatë, Inva Mula, e kontaktuar nga “Bluetooth”, ka thënë se bëhet fjalë për një spekulim. “Ç’janë këto budallallëqe? (Qesh) Po e marr vesh nga ju, sepse nuk i kam lexuar mediat. Rrini të qetë, sepse nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë artistja. Inva Mula ka mohuar edhe faktin se martesa e saj po kalon një periudhë të vështirë. E pyetur nëse martesa e saj e dytë është në krizë, sopranoja shqiptare, e njohur ndërkombëtarisht është shprehur: “Jo, ç’janë këto budallallëqe, as i konsideroj.

KKVITI

Sa lexoj nga këto e sa flasin njerëzit nuk i marr në konsideratë, janë fjalë kot”. Inva Mula dhe Ethem Ramadani janë martuar në qershor të vitit 2009. Dasma e tyre luksoze është bërë në kështjellën e Davidit, një nga më të bukurat në Jerusalem, pikërisht në vendin ku janë takuar për herë të parë. Çifti i famshëm janë prindër të një vajze të quajtur Nina, e cila mban emrin e nënës së ndjerë të Invës./Who

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.