Uji Dea

Inva Mula do të drejtojë Festivalin Operistik “Marie Kraja”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” që do të mbahet në nëntor nuk do të ketë më drejtuese Zana Çelën që e themeloi këtë festival. Tashmë festivalin do ta drejtojë sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula.

Ish drejtuesja e këtij festivali, Zana Çela, aktualisht drejtoreshë e Teatrit të Operës dhe Baletit e konfirmon këtë lajm nëpërmjet një postimi në facebook.

Nga ana e saj sopranoja Inva Mula thotë se “kur një festival bëhet identifikues i traditës artistike të një vendi-të gjithë ne duhet te japim kontributin tone për ta rritur atë përgjatë viteve”.

Mobi Casa

Festivali Ndërkombëtar Marie Kraja do të mbahet për dy mbrëmje, përkatësisht më 4 dhe 5 nëntor.

Në këtë festival deri më sot janë vlerësuar me trofetë “Marie Kraja” disa artistë ndërkombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.