FITORJA

Intuita krijuese e Arsim Halilit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Për vëllimin poetik të Arsim Halilit kanë folur Faik Shkodra dhe recensentët Nexhat Rexha e Bilall Maliqi, ndërsa nuk munguan as deklamimet e poezive nga ky vëllim poetik.

Libri më i ri i Arsim Halilit “Mëkatar mos eja” është promovuar në kuadër të manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, botim i Shtëpisë Botuese ‘Beqir Musliu”.

Për këtë vëllim poetik kanë folur dr Faik Shkodra dhe recensentët Nexhat Rexha e Bilall Maliqi, ndërsa nuk munguan as deklamimet e poezive nga ky vëllim poetik.

Faik Shkodra ka thënë ndër tjerash se vargjet e poezive në këtë vepër kanë shpalosur intuitën krijuese të poetit , në to gjejmë të shprehur shpirtin dhe zemrën e poetit. Shkodra tha se autori shprehjet artistike i ka ngjyrosur me shprehjet poetike.

Edhe Nexhat Rexha ka thënë se Arsim Halili në këtë vëllim poetik vjen me harmonizim e konsolidim të vargut dhe atij i jep kolorit dhe imazh të përforcuar artistik
Ai tha se poezia e Arsimit komunikon e ndërlidh të dukshëm e të padukshëm hije, që ruan në vete pafajësinë e njeriut të tij.

Mobi Casa

Ndërsa, recensenti tjetër Bilall Maliqi ka thënë se poeti Arsim Halili vjen para lexuesve me frymëzime të reja motivuese të cilat i ka shtrirë nëpër tërë këtë vëllim poetik.

Ai tha se libri poetik “Mëkatar mos eja” përbëhet me disa poezi të cilat shtrirjen e tyre e kanë në një gamë të ndryshme motivuese.

Sipas Maliqit, Arsimi ka dhënë kontributin e tij në rrafshin poetik sidomos në këtë libër duke dhënë një përkushtim poetik si në poezitë e dedikuara personazheve të tij poetik por edhe në aspektin e dashurisë.

Arsim Halili me këtë vepër ka treguar se mund të gjurmoj vlera, të ecë ngadalë nëpër shkallët e sukseseve të poezive të tij, ka thënë recensenti Bilall Maliqi.

Autori i librit “Mëkatar mos eja”, Arsim Halili ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan për t’u rrumbullakuar puna rreth këtij vëllimi poetik ndërsa ka premtuar se do të vazhdojë me punën e tij krijuese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.