UBT

Intervistohen kandidatët për drejtor në spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pesë kandidatët për drejtor në spitalin e Gjilanit Abdylatif Latifi, Nysret Hajrullahu, Milaim Kosumi, Ramadan Halimi dhe Ukshin Ismajli janë intervistuar të hënën nga komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas shumë zvarritjeve më në fund janë intervistuar pesë kandidatët për drejtor në spitalin e Gjilanit.

Tashmë komisioni ka intervistuar Abdylatif Latifin, Nysret Hajrullahun, Milaim Kosumin, Ramadan Halimin dhe Ukshin Ismajlin, raporton rajoniopress.

Mobi Casa

Drejtori aktual Abdylatif Latifi tha për rajonipress se zvarritjet dhe vonesat në intervistim, por edhe në shpallje të njëpasnjëshme të konkursit kanë ndikuar në punën e tij, por edhe të menaxhmentit. “Realisht ne kemi punuar me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet, por nganjëherë kemi pasur edhe pengesa të natyrave të ndryshme. Jam i lumtur që në spitalin e Gjilanit është kthyer atmosfera e punës, ka përgjegjësi të personelit shëndetësor dhe mbi të gjitha marrëdhëniet kolegjiale janë në nivel” tha Latifi.

Kandidatët secili veç e veç kanë paraqitur programin dhe projektin e tyre se si do të qeverisin dhe menaxhojnë me këtë institucion të rëndësishëm shëndetësor në Anamoravë i cili pranon edhe pacient nga Kosova Lindore dhe të gjitha komunat e Anamoravës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.