Eko Higjiena

Intervistë te Torino, Kristjan Asllani pyetet pse zgjodhi Shqipërinë?

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kristjan Asllani bëri një lëvizje këtë verë, duke u huazuar te Torino nga ekipi i Interit. Me fanellën e “granatave” mesfushori i Kombëtares shqiptare ka zhvilluar dy takime në fillim të sezonit.

Së fundmi, Asllani ka dhënë një intervistë për kanalet zyrtare të klubit të Torinos. “Erdha këtu rreth 20 ditë më parë dhe kam parë pozitivitet. Grupi më priti mirë, klubi dhe trajneri më donin dhe besojnë tek unë. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme përpara dhe duam të vazhdojmë atë që bëmë në Romë.

Doja të vija te Torino sepse besoj në këtë projekt, ata më donin dhe ishte një zgjedhje e lehtë. Isha tek Interi dhe kisha kaq shumë oferta, kisha frikë të vendosja menjëherë”.

Mobi Casa

Cila është origjina juaj? “Kam lindur në Shqipëri, pastaj emigruam në Itali kur isha dy vjeç. Babai im mbërriti vetëm fillimisht me anije, pastaj unë dhe mami iu bashkuam atij. Unë luaj për ekipin e Shqipërisë, tifozët janë të mrekullueshëm dhe kam një lidhje të fortë me vendin tim.

Gjyshërit e mi jetojnë në Shqipëri, i vizitoj kur mundem. Më intereson shumë familja ime. Zgjodha të luaj për Shqipërinë sepse jam shqiptar”, u shpreh Asllani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.