GRANDEMALL

Intervistë me Ramush Haradinajn, si ndihet, çfarë pret dhe çfarë thotë për mbajtjen në Francë

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, po mbahet në Francë sipas vendimit të Gjykatës së Colmarit, në Francë. Autoritetet franceze e kishin ndaluar Haradinajn më 4 janar të këtij viti nën urdhrin e lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, ku ai akuzohet për krime lufte.

Gjykata në Colmar ka vendosur që t`i jepet kohë Serbisë edhe një muaj që të dorëzojë sqarime shtesë lidhur me çështjen e Ramush Haradinajt.

Në një intervistë për “Indeksonline”, Haradinaj është shprehur i habitur me vendimin e kësaj gjykate, duke thënë se “është e habitshme se si gjykata e Francës nuk po e kupton se është lojë politike”.

Haradinaj ka komentuar akuzat që mediat serbe i kanë bërë në drejtim të tij, sipas të cilave ai ka kryer vrasje ndaj ushtarëve të zënë rob dhe ndaj grave. Por, ish-gjenerali i UÇK-së i ka quajtur këto trillime të Serbisë, për të cilat tashmë ai është shpallur i pafajshëm në Hagë.

Lideri i AAK-së, ka folur rreth marrëveshjes së demarkacionit, ku është shprehur i bindur se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të lejojnë kalimin e versionit aktual. Duhet theksuar se Haradinaj nuk i ka harruar të gjithë përkrahësit e tij, të cilët do të dalin nesër sërish në protestë për të. Ai ka thënë se janë ata që e kanë mbajtur mirë emocionalisht gjatë kohës sa po qëndron në Francë.

Intervistën e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Zotëri Haradinaj, si e pritët vendimin e Gjykatës së Colmarit?

Unë kam pritur se do të përmbyllet kjo procedurë. Argumentet ishin në tavolinë, unë jam habit me vendimin e gjykatës që me kërku shpjegime shtesë nga pala serbe.

Pas gjithë këtyre shtyrjeve, a dyshoni se Gjykata mund të jetë e ndikuar nga politika?

Ajo që është e ditur është se motivi i kësaj aktakuze është politik. Beogradi e ka këtë motiv. Ju e vëreni se të gjithë zyrtarët e Serbisë janë marrë me këtë temë, të gjithë nga presidenti, kryeministri, ministri i jashtëm, pra është motiv politik dhe është e habitshme se gjykata e Francës nuk po e kupton se është lojë politike.

Çfarë prisni në seancën e 6 prillit, a do të vendoset përfundimisht për fatin tuaj në këtë rast?

Gjykata ka kërkuar disa shpjegime për aspektet ligjore për të cilat Serbia e ka bazuar këtë kërkesë përfshirë kodin e tyre penal, disa aspekte procedurale, ata do t`i dërgojnë këto deri më 31 mars, tek më 6 prill. Nuk jam shumë i sigurt për një ditë a një datë që ka me u kry, por s`mund të marrë shumë kohë se një pjesë e kohës veç është marrë. Kjo ka qenë një variant që të kërkohen shpjegime shtesë. Gjykata është dashur ose të më ekstradojë në Serbi, ose të kërkohen sqarime shtesë ose të më lirojë për në Kosovë. Është zgjedhur ky vendimi i mesëm (ta quaj ashtu) për sqarime shtesë, mirëpo është konsumuar edhe ky instrument. Nuk ka më të mbahet ky vendim pa kufi, pa vendim.

FITORJA

Mediat serbe ju kanë quajtur përbindësh, madje ju kanë akuzuar se keni përdhunuar gra dhe keni vrarë ushtarë të zënë rob, si i komentoni këto deklarata?

Këto janë trillime të tyre, me këto kanë ardhur edhe në Hagë. Gjykata më e lartë ndërkombëtare i ka parë jo të vlefshme. Janë trillime të palës serbe, atyre nuk ju interesojnë as viktimat e as ligji. Edhe këta që e udhëheqin Serbinë sot, Nikoliq, Vuciq, Daciq, kanë qenë pjesë e mekanizmave që kanë shkaktuar tragjedinë në Bosnje, edhe vrasjet, dhunimet, vrasjet e civilëve, në Kroaci e në Kosovë. Këta janë përgjegjës. Asnjëri nga këta që më akuzojnë mua nuk kanë kaluar në ndonjë gjykatë qoftë edhe vendore. Në periudhën 98-99 unë kam kaluar një proces gjyqësor 8 vjet, në të cilin e kam fituar pafajësinë e plotë në të gjitha këto akuza, dyshime ose trillime të tyre. Atyre iu pengojnë qëndrimet e mia për të drejtën e Kosovës, e qëndrimet janë të qarta, e legjitime se nuk lejojmë që Kosova me i fut duart në Kosovë. Nuk është vetëm Çakorri e Kulla por është edhe Kopauniku, pra ka pjesë tjera të Kosovës dhe nuk lejojmë ndërhyrjen në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të shqyrtohet në Kuvend marrëveshja për demarkacionin. Dihet se ju e keni kundërshtuar më së shumti këtë version, a mund të ketë ndërlidhje ndalimi juaj me këtë çështje?

Ne jemi fqinj me Malin e Zi, e kemi mbështetur njëri-tjetrin në etapa të caktuara, i gëzohemi anëtarësimit në NATO. Ne e kemi kundërshtuar versionin që ka ardhur nga Prishtina. Po ta korrigjojë Prishtina versionin e tashëm, se kufiri është në Kullë e Çakorr, atëherë e shohim demarkacionin. Ky version nuk qëndron, është i habitshëm insistimi i Qeverisë së Kosovës me e ngjallë këtë version të vdekur, sepse e ka tërhequr një herë qeveria këtë edhe pse ka qenë në Parlament. Insistitmi qoftë edhe me këtë eksperimentin e fundit me matje ose më mirë të them i akademikut, është e pakuptimtë me tentu me e bë të gjallë një version të gabuar të demarkacionit dhe ai nuk do të kalojë.

Por, mos të harrojmë që ne e kemi edhe shënjimin e vijës kufitare me Serbinë, edhe Kosova nuk duhet të japë asnjë shembull se do të lëshojë pe nga e drejta për integritet e sovranitet. Unë besoj që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të japin përkrahje të versionit të gabuar.

Zotëri Haradinaj, keni deklaruar se e përkrahni opsionin të shkohet në zgjedhje edhe pa prezencën tuaj në Kosovë. A druani se mund të zvarritet edhe më shumë vendimi ndaj jush?

Unë besoj që deri te mesi i prillit do të merret vendimi sepse nuk ka më instrument që mund të përdoret për ta zvarritur procesin. Mirëpo mbajtja e zgjedhjeve për mua ka rëndësi të madhe sepse unë e shoh se gjendja në Kosovë është e rënduar dhe më mirë që kjo të zgjidhet me zgjedhje dhe t`i kthehet vendimi popullit, se sa të shkohet drejt një krize më të madhe. Besoj se kjo është më mirë për të gjitha partitë, edhe ato që janë në pushtet, edhe ato në opozitë, por veçanërisht për qytetarët e Kosovës.

Nesër pritet të mbahet një protestë e thirrur nga AAK-ja, si i shihni këto zhvillime që po ndodhin për mbështetjen tuaj?

Reagimet me zvarritjen e këtij procesi që është krejt politik, sepse nisjen e ka politike, motivacioni as nuk është ligji, as viktimat, as që unë të shkoj në Beograd, është qëllimi që të dëmtohet dhe të ndërhyhet në proceset në Kosovë. Unë i falënderoj AAK-në, si qytetar i Kosovës, edhe prej subjekteve tjera politike, prej intelektualëve, prej shoqërisë civile, prej analistëve, prej medieve, pra më vjen mirë për këtë reagim dhe kjo më ka mbajtur në një gjendje të mirë emocionale. Duke parë një përkrahje të madhe edhe nga Diaspora kudo që janë, vërtetë më kanë prekur në zemër dhe thellësisht i falënderoj edhe për nesër ata që marrin pjesë në protestë.

Si e vlerësoni rolin e institucioneve të Kosovës kundrejt rastit tuaj në Francë, sa kanë punuar ato në këtë drejtim?

Mendoj se pozicioni i Prishtinës është tejet i dobët, inferior edhe në dialog edhe në aspekte të marrëdhënieve me Serbinë, një dialog pa kushte. Kjo e ka dobësuar Prishtinën në çdo drejtim, e ka bërë të pafuqishme jo vetëm në situatën për mua, por për të gjitha temat e interesit nacional.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.