Eko Higjiena

Intervistë me piktoren nga Lugina e Preshevës Fitore Fejzullahu

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Ajo është një piktore e re, nga Lugina e Preshevës e fiksuar më shumë për artin, pikturën, ngjyrat pejsazhet, e portretet. Me pjesmarrjen e saj në ekspozita të ndryshme Fitore Fejzullahu, në një intervistë për Lugina Press thotë se piktura i flenë në shpirtë dhe se ajo është shum me rëndësi në jetën e saj.

Fitore, fillmisht nëse keni mundësi një prezentim të shkurtër për lexuesit tanë, kush është Fitore Fejzullahu?

Përshëndetje dhe juve.. ju faleminderoj shumë për ftesën. Po, unë jam Fitore Fejzullahu nga Presheva, kam dilomuar në degen e Pikturës në Akademinë e arteve në Prishtinë. Gjithashtu dhe fakultetin e Edukimit drejtimin fillorë në Prishtinë.

A mund të na thuani, kur keni filluar të merreni me pikturë?

Me pikturë kam filluar të merrem në moshën 12 vjeçare, isha në shkollë fillore.

Ju tashmë jeni keni diplomuar në fakultetin e arteve, çka ju ka motivuar të studjoni këtë lëmi?

Po unë sapo kam diplomuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë . Motivimi ishte dëshira ime për artin,pikturën, ngjyrat pejsazhet, portretet me tërhiqnin shumë në këtë lëmi … por sigurisht pa përkrahjen e prindërve familjes unë ndoshta nuk do të kisha filluar e as përfunduar këtë drejtim.

Ju ndërkohë keni studjuar edhe fakultetin e edukimit të cilin dhe keni mbaruar, çfar ju shtyri të kaloni në pikturë?

Unë së pari fillova Edukimin në programin Fillorë sepse mendoja në të ardhmen do të kem më lehtë për punë sepse shihet që është pak problematikë kjo. Mirëpo mua më flente në shpirt piktura sepse ajo ishte dëshira ime e parë. Babai im ishte shtytësi kryesore që unë të vazhdoj edhe këtë drejtim sepse unë gjithë kohën vizatoja, pikturoja dhe për këtë e faleminderoj shumë.

Atëherë sa jeni prezente me punimet tuaja këtu në Luginë, por dhe jashtë vendit?

Që kur kam filluar tq studioj Pikturën kam marrë pjesë në shumë.ekspozita kolegtive nëpër shumë vende si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal t’Zi … në Preshevë, prej që kam hapur Galerinë time dhe aty ishte Ekspozita ime e parë personale. Jam me aktive nëpër ekspozita kolegtive këtu, me thënë të drejtën në Bujanoc kemi qenë më aktiv kohët e fundit kemi patur më shumë organizime të expozitave të Pikturave të bashkangjitura dhe me Fotografi.. nëse nuk ndalemi besoj të ketë edhe më shumë ekspozita tjera si kolegtive ashtu edhe personale.

Si e ndjen vetën një piktor pas një suksesi me punimet e tij nëpër ekspozitë?

Po flas për veten po edhe për shume piktorë tjerë e sigurtë që ndihen edhe më të suksesshëm kur gjatë expozitës së pikturave të tyre vlerësohen dhe pelqehen nga artdashësit dhe të ngritin në një maje që të japin vullnet për punë të më tutjeshme..

Fundamenti

Si e kalon një ditë në ateljen e saj Fitorja?

Pasi kam Galerinë në Preshevë aty punoj e nderkohë por edhe në shtëpine time .. punoj me dëshirë edhe diçka që më qetëson me pushojnë sytë,punë e palodhshme për mua

Përveç pikturimit si e kaloni kohën e lirë?

Në kohën e lirë e kaloj me familjarët e mi, shikoj TV dëgjoj muzike etj.

A mund të na thuni, si i prisni lavdratat por edhe kritikat?

Gjithmone i pres dy jat si lavdratat ashtu dhe kritikat.. me këto këshilla si për të mirë e për të keqe unë mësoj edhe më shumë, më duhen mua të 2jat i mirë pres ..

Ju jetoni në Luginë dhe keni studjuar në Prishtinë, sa janë kontaktet tuaja me piktorë miq dhe a shoqëroheni me ta?

Pasi kam përfunduar studimet nuk do të thote të mos mbaj kontakte me miq artist të të ndryshëm si të gjenerates time por dhe më shume artist të moshave më të vjetra të cilët disa artiste piktore me ndihmojne shumë dhe i rrespektoj shumë … kam shumë miq dhe jam e shoqerueshme sepse si të them dhe me nje fjale ” Arti na bashkon “.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Në të ardhmen mendoj të vazhdoj me master të drejtimit pikturë nëse kam mundësinë jasht vendit por nese jo diku në Tiranë ose prap në Prishtinë. Dhe të jemi me aktiv këtu në Lugine të punojme më shumë të ngriten dhe njerezit në këtë anë të artit të dijne ta vleresojne ta ndjejne më shume ..

Fitore falëmnderit për kohën që ndatë për ne

Ju faleminderit juve për ftesën