Intervistë e ish presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhënë më 22 tetor të vitit 2007, që përherë përputhet me zhvillimet e sotme

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Prof.dr. Fatmir Sejdiu, ligjërues i rregullt i Historisë së shtetit dhe së drejtës, gjatë katër dekadave në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kosovës, si dhe në atë të Tetovës, është njëri nga njohësit më të mirë të zhvillimeve në Ballkan.

Ai si ekspert i dëshmuar në fushën e Jurisprudencës disa herë ka qenë i ftuar edhe në Konferenca të ndryshme ndërkombëtare, që temë kanë pasur Kosovën dhe vendet e Evropës Juglindore.

Sejdiu si trashëgimtar i Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga viti 2006 e deri në vitin 2010, ka pasur takime të shpeshta me burrështetas të njohur të botës.

Patjetër duhet theksuar edhe bashkëpunimin e tij, tejet korrekt me zotin Martti Ahtisaari, i deleguar special i OKB- së, për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Konferenca Ndërkombëtare mbi Kosovën, e organizuar më 6 shkurt të vitit 1999, në Kështjellën Rambouillet të Francës, dihet që synim parësor pati ndërprerjen e Luftës dhe masakrave serbe mbi shqiptarët e pambrojtur.

Delegacioni i Kosovës me gjithë rezervat që kishte nënshkroi të gjitha marrëveshjet e dala nga kjo Konferencë.

Mirëpo, delegacioni serbë ishte ai që me refuzimin e çdo marrëveshje e përkeqësoi edhe më tepër situatën në Kosovë.

Gjatë kohës së punimeve të kësaj Konference në Kosovë, u vranë dhe masakruan mijëra shqiptarë.

Uji Dea

Ato ditë ndodhi edhe eksodi biblik i tyre. Aleanca e Paktit NATO , që orë e çast njoftohej mbi masakrat dhe dhunimet që po kryenin ushtarë, policë e paramilitarë serbë në burra, gra e fëmijë të Kosovës, u detyrua që të fillojë bombardimin e bazave ushtarake të Serbisë.

Përkundër lëshimeve që bëri delegacioni ynë vullneti i popullit të Kosovës, i shprehur në Referendumin gjithëpopullor të shtatorit të vitit 1991 ,nuk u jetësua deri më 17 shkurt të vitit 2008.

Deri në njohjen e Pavarësisë së Kosovës u deshtë edhe shumë punë. Pas vdekjes së Presidentit, Dr.Ibrahim Rugova, kur po ofronte faza finale e përcaktimit të statusit të Kosovës, e gjithë barra do të bije mbi pasardhësin e tij, Fatmir Sejdiu.

Fatmir Sejdiu, në takime të shpeshta pune me z. Martti Ahtisaari, diplomat i shquar dhe ish- President i Finlandës, gjatë viteve 1994- 2000, ia del që ta bind atë, që çdo status tjetër përveç Pavarësisë së Kosovës, çon në gjakderdhje të re.

Në të njëjtën kohë “Le Matin” një e përditshme e Zvicrës, frankofone më 3 shkurt të vitit 2007, përcjell një prononcim të shkurtër të Presidentit, Fatmir Sejdiu, në të cilin thuhet: ” Kosova drejt Pavarësisë”

Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga dhënia e një Interviste e ish- Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, televizionit “Klan” të Shqipërisë, gjithçka përputhet me ngjarjet e sotme, në Kosovë dhe implikimin e Rusisë, që zjarrin e luftës me Ukrainën, më çdo kusht po mundohet ta bart në Ballkanin, e trazuar nga bandat kriminale të Vuçiqit.

Në video- incizimin e më poshtëm do ta gjeni të plotë intervistën e z .Sejdiu, dhënë më 22 tetor të vitit 2007, gazetarit dhe publicistit të njohur Blendi Fevziu.
https://www.youtube.com/watch?v=tjBjQwnrmko

Nëse intervista përcillet me vëmendje dhe paanime politike do të shihet qartë që Fatmir Sejdiu, ish- President i Republikës së Kosovës, ka bërë parashikime të sakta, që s’mund t’u hiqet as edhe një ashkël./arif ejupi/rajonipress/