Intervenohet në Radivojc e Budrik për hapjen e përroskave

Viti – Ekipet mobile të komunës, janë duke marrë masa në vendet ku është paraqitur rreziku nga vërshimet me që rast kanë intervenuar me ekskavator me kompaninë e kontraktuar, në hapjen e përroskës në Radivojc e cila ka bërë që të rritet niveli i ujit në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj.
Edhe pse tani më është intervenuar, shiu që po bie vazhdimisht po sjellë prurje të ujit dhe niveli i ujit është I madh, ndërkohë që alarmohet se mund të ketë përkeqësime edhe gjatë orëve të mbrëmjes, nëse nuk pushojnë të reshurat.
Po ashtu është duke u intervenuar tani në këto çaste edhe në hapjen e përroskës në Budrik, e cila ishte bllokuar nga mbeturinat.
Drejtori i Shërbimeve Publike ka njoftuar se është kërkuar nga Kompania Rajonale “Hidromorava” që të furnizoj me ujë të pijshëm banorët e fshatrave Radivojc dhe Budrikë, pasi që uji që posedojnë është i papërdorshëm dhe i kontaminuar./rajonipress/