RCCOLA

Intervenohet në fshatin Çelik, shtrohet me zhavorr rruga e gjatë 500 metra

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Shefket Bajrami nga fshati Çelik tha se komuna e Gjilanit ka nisur ta shtrojë me zhavorr rrugën e gjatë 500 metërshe e cila ndikon shumë pozitivisht tek banorët e këtushëm dhe tek të gjithë ata që kanë shprehur dëshirë të kthehen të jetojnë në këtë fshat turistik.

Kompania “Zuka” ka nisur rregullimin e rrugës me zhavorr të gjatë 500 metra. Kjo rrugë dhe rregullimi i infrastrukturës në këtë fshat kthen shpresat e shumë banorëve dhe të familjeve, që kanë shprehur dëshirë të jetojnë dhe të nisin një jetë të re atje.

KKVITI

Shefket Bajrami është njëri prej atyre që gjithmonë ka shpresuar se kjo rrugë do të rregullohet dhe banorët do të ndihen të lumtur. “Jemi afërisht 13 shtëpi për momentin, por ditëve dhe kohëve të fundit ka shumë interesime nga familjar të shumtë që ndodhen në Shkup dhe që dëshirojnë të investojnë në këtë fshat turistik” tha Bajrami.

Shefket Bajrami ka falënderuar Lutfi Hazirin dhe komunën e Gjilanit që ia kthyen shpresat banorëve të brezit kufitar./rajonipress/