Mobi Casa

Interpoli kërkon edhe Driton Hajdarin

/ 2 minuta lexim

Përveç Shpresim Ukës e Bekim Sylat, Interpoli ka publikuar flet arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Policia e Kosovës edhe ndaj Driton Hajdarit, të arratisurit të tretë të rastit “Bllaca II”.

Të gjithë këta janë në arrati nga dhjetori 2012 kur në seancën përfundimtare ku do të lexohej aktgjykimi, asnjëri prej tyre nuk u paraqit, edhe pse deri atëherë ata ishin nën masën e “arrestit shtëpiak”.

Nga dëshmia e Nazim Bllacës në procesin e njohur si “Bllaca II”, gjashtë persona u shpallën fajtor për “vrasje të rëndë” (Ibush Kllokoqin) dhe “tentim vrasje të rëndë” (Adem Salihaj).

Uji Dea

Shpresim Uka u dënua me 15 vjet e Bekim Sylaj me 12 vjet burg kurse Driton Hajdari – 7 vjet burg. Interpoli ka publikuar përveç të dhënave të tyre të gjendjes civile, edhe fotografitë e të arratisurve.

Me 17 dhjetor 2012, Gjykata i shpalli fajtor dhe dënoi me burg Sadik Abazin, Bekim Sylajn, Fahredin Gashin dhe Shpresim Ukën se në bashkëkryerje me Nazim Bllacën, kanë kryer veprën penale të “vrasjes së rëndë”. Driton Hajdari kërkohet për veprën penale të “bashkëpjesëmarrje në tentim vrasje të rëndë”.