ARKATANA

Interi kërkon Taren, i bën gati 300 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Drejtuesit e Interit po synojnë që Igli Taren ta emërojnë drejtor sportiv të skuadrës.

Në Itali është lëshuar një bombë e vërtetë në lidhje me ndryshimet që klubi i Interit mund të bëjë në verë.

Sipas “cittaceleste.it”, grupi “Suning”, i cili ka pronësinë e Interit, po mendon që të investojë plot 300 milionë euro në afatin kalimtar të verës me qëllim rikthimin e skuadrës sa më shpejt në nivelet më të larta.

Mobi Casa

Kjo shumë e madhe parash nuk pritet të vendoset në dispozicion të drejtorit sportiv aktual, Piero Auzilio, të cilit i mbaron kontrata në muajin qershor, por mund t’i besohet shqiptarit Igli Tare.

Me propozim të zëvendës presidentit të klubit, Havier Zaneti, Interi do të tentojë të bindë drejtorin sportiv të Lacios që të vendoset në krye të një projekti tejet ambicioz për vitet e ardhshme.

Puna e mirë e Tares në drejtimin e Lacios gjatë këtyre viteve duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga njëri prej klubeve më të mëdhenj në Evropë, që është gati të besojë të ardhmen ish kapitenit të Kombëtares. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.