Eko Higjiena

Interi interesohet për Rrahmanin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Paraqitjet e shkëlqyeshme që po i shfaq me Veronën kanë bërë që “Nerazzurri” t’ia vënë syrin qendërmbrojtësit kosovar.

Amir Rrahmani po shfaq stabilitet, siguri dhe pjekuri në mbrojtjen e Veronës, shkruan Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi kosovar iu bashkua ekipit nga Serie A gjatë verës që shkoi pasi i kaloi disa sezone në futbollin kroat, në Lokomotivë dhe në Dinamon e Zagrebit.

Dhe, përfaqësuesi kosovar e nisi mjaft mirë aventurën italiane, duke qenë protagonist në mbrojtjen e Veronës.

Paraqitjet e tij kanë nisur t’ju bien në sy edhe gjigantëve të futbollit italian.

Uji Dea

Në fakt, 25 vjeçarit ia ka vënë syrin Interi, shkruan “gianlucadimarzio.com”.

“Nerazzurri” e krahasojnë qendërmbrojtësin shtatlartë me futbollistin e tyre, Milan Skriniar.

Zikaltrit pritet ta nisin një ofanzivë për Rrahmanin gjatë verës së ardhshme.

Me siguri, deri në atë kohë, lideri i Serie A do të përballet me konkurrencë të fortë pasi numri i klubeve të interesuar për futbollistin kosovar do të shtohet.

Interi ndërkohë po e ndjek me kujdes edhe bashkëlojtarin dhe bashkëkombësin e Rrahmanit, Marash Kumbulla. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.