Vali Ranch

Interi arrin para-marrëveshje me Mabetexin, përzgjedh modelin për stadium

/ 2 minuta lexim

Modelet për stadiumin e ri po vazhdojnë të sillen tek Interi. Pas bisedave me kompaninë kosovare të Behgjet Pacollit, Mabetex, ku edhe është arritur një para-marrëveshje, tashmë ka mbetur që të gjendet edhe modeli i stadiumit.

Siç dihet, dy modelet e para, ishin ai i Bayernit “Allianz Arena” dhe ai i Arsenalit, “Emirates”. Modeli i ri që është shfaqur, është ai i AIK Stokholmit. Kjo është konfirmuar edhe nga presidenti i AIK-ut, Johan Stromberg.

“Besoj se Moratti ka një mendim pozitiv për skuadrën e AIK dhe tifozët e saj. Nuk e di nëse projekti do të realizohet, por ne do të ndihmojmë në çdo mënyre për ta ndërtuar, nëse ata e shohin të nevojshme. Ne mund të mësojmë edhe shumë nga një skuadër si Interi, në shumë anë”, ka thënë Stromberg.

Fidanishtja

Bëhet fjalë për një ndër stadiumet më të mëdha për vendet nordike. Stadiumi i ri i AIK-ut quhet “Friends Arena”, i cili dhe ka një kapacitet prej 50 100 vendesh.

Kostoja e parë që është përdorur për këtë stadium, ka qenë 170 milionë euro, dhe më pas në fund ka arritur deri në 260 mln.

Në parkingun e këtij stadiumi ka një kapacitet prej 200 autobusësh dhe 4 000 vetura. Pastaj ka një restorant për 8 000 veta, një qendër komerciale, zyra etj… (Musa Prokshi/ORAinfo)