Interesim i madh për shkollën e mesme të Mjekësisë së UBT, në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shkolla e Mesme e Mjekësisë UBT në Gjilan shpall Konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj për vitin e ri shkollor 2023/2024, në drejtimet: Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë; Teknik i Laboratorit Mjekësor. Sipas drejtuesve të UBT-së ka një interesim të madh të të rinjve për të ndjekur këto profile profesionale shumë të kërkuara.

Konkursi është i hapur deri më datë 31 gusht 2023 dhe të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të ulët, dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin e arritshmërisë.

Për të bërë aplikimin, nxënësit duhet të bashkëngjitin këto dokumente:
a) Dëftesat e shkollës së mesme të ulët – origjinale;
b) Ekstrakti i lindjes – origjinal dhe jo më i vjetër se 6 muaj;
c) Dy fotografi të formatit të pasaportës;
d) Fletëregjistrimi.

Aplikimi mund të bëhet online përmes uebsajteve zyrtare të shkollave të mesme: [email protected] ose edhe duke na vizituar në ambientet e Shkollës së Mesme të Mjekësisë UBT, në Gjilan, rruga “Idriz Seferi” #map : https://goo.gl/maps/8ffSëyC9qU8pFzEt5 Tel : +383 44 187 181

Uji Dea

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit nga Komunat e Regjionit të Gjilanit (Gjilan, Viti, Novo Bërdë dhe Kamenicë) si Kosovës Lindore (Preshevë dhe Bujanoc) po ashtu dhe Maqedonisë̈ së Veriut (Likovë e Kumanovë) që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Me këto drejtime është bërë i mundur gërshetimi i lëndëve teorike me ato praktike për t’i mundësuar nxënësve zhvillimin dhe përforcimin e njohurive të tyre, dhe për t’i përgatitur ata për studime në fushat e mjekësisë!

Ju mirëpresim!