Fundamenti

Interesim i madh për Shaqirin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri është bërë objektiv i disa skuadrave të mëdha evropiane. Pas Liverpoolit dhe Chelseas, interesim për ta transferuar mesfushorin kosovar kanë shfaqur edhe Roma e Borussia Dortmund.

Xherdan Shaqiri ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane pas shkëlqimit në Kampionatin botëror me Zvicrën.

Mesfushori kosovar nuk është i kënaqur me statusin e rezervistit te Batern Munich, derisa gjatë kësaj ka gjasa të ndërroj mjedis.

Uji Dea

Kurse, ofertat për Shaqirin nuk mungojnë. Pas Liverpoolit dhe Chelseas, interesim për ta transferuar mesfushorin kosovar kanë shfaqur edhe dy klube me emër.

Fjala është për Romën, ka njoftuar Gianluca di Marzio, eksperti i transferimeve dhe gazetar i njohur i “Sky Sport”.

Kurse, ekipi tjetër është Borussia Dortmund. Sipas fussball.ch. skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është e gatshme t’i ofroj Bayern Munichut 15 milion euro për yllin kosovar.