Fundamenti

Interesim i madh për pjesëmarrje në dëgjimin publik për katër projekt-rregullore të fushës së arsimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në emër të ekipit për përgatitjen e rregulloreve, Bardhyl Syla nga DKA-ja, ka thënë se projekt rregullorja e parë ka të bëjë me marrëdhënien juridike të punës në institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit para universitar në komunën e Gjilanit.

Në organizim të Drejtorisë për Arsim, në Gjilan është mbajtur sot dëgjim publik për katër projekt-rregullore të fushës së arsimit, të cilat kanë për qëllim normimin e disa çështjeve në institucionet edukative-arsimore, ku janë hasur sfida konkrete gjatë punës së përditshme, derisa ato nuk rregullohen me ligje ose udhëzime administrative.

Në emër të ekipit për përgatitjen e rregulloreve, Bardhyl Syla nga DKA-ja, ka thënë se projekt rregullorja e parë ka të bëjë me marrëdhënien juridike të punës në institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit para universitar në komunën e Gjilanit.

Projekt rregullorja e dytë ka të bëjë me të drejtat, detyrimet, disiplinën dhe përgjegjësitë e nxënësve në shkollat fillore të mesme të ulëta, kurse projekt rregullorja e tretë – me përgjegjësinë disiplinore të punonjësve në këto institucione.

UBT

Ndërkaq, projekt rregullorja tjetër ka të bëjë me ndarjen e bursave për studentët e komunës së Gjilanit, ka thënë Syla.

Syla ka sqaruar se deri më tani janë mbajtur disa takime me drejtorë shkollash, ndërkohë që projekt-rregulloret do të jenë në dëgjim publik deri në prill.

Diskutimi publik ka për qëllim që të merren opinione për këto projekt-rregullore, para se ato të procedohen në Kuvend për miratim, ka thënë Syla.

Interesimi për të marrë pjesë në dëgjim publik ishte i madh dhe pjesëmarrësit kanë paraqitur sugjerimet dhe vërejtjet e tyre në secilin nen të rregulloreve./rajonipress/