FITORJA

Interesim i madh i të rinjve kamenicas për ese

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – OJQ “ NISA” përkrahur dhe financuar nga Departamenti i Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka mbajtur punëtorinë me nxënës të shkollave të mesme të Gjimnazit “ Ismail Qemali” dhe Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale “Andrea Durrsaku” me temën : “Eseja – format e esesë dhe pjesëmarrja në një konkurs eseje”.

Shefik Kastrati përfaqësues i OJQ “ NISA” theksoi se projekti është financuar për të përkrahur aktivitetet letrare, poetike dhe të pikturës me nxënës të shkollave të mesme. Ky projekt parasheh mbajtjen e disa punëtorive me tema të ndryshme, orë letrare, ekspozita artistike të cilat do të organizohen gjatë muajit nëntor dhe dhjetor.
“ Punëtoria e parë me temë: Eseja dhe format e saj u nda në dy faza . Në fazën e parë nxënësit u përqendruan në pyetjet: për kë shkruajmë dhe si të shkruajmë, dhe në fazën e dytë nxënësit punuan në pyetjet: eseja- ndërtimi i saj, hyrja, fjalia kryesore, paragrafët dhe përfundimi i esesë.

GRANDEMALL

Punëtoria është bërë në punë grupore dhe ishe mjaft interaktive “ ka thënë Kastrati, duke shtuar më tej se kohëve të fundit konkurset për ese janë bërë aq të shpeshta kështu që nxënësit që morën pjesë në këtë punëtori me njohuritë e tyre, nuk do të hezitojnë të marrin pjesë prapë e pse mos të zënë edhe ndër vendet e para.

Trajnerë të punëtorisë ishin profesorët e gjuhës dhe letërsisë shqipe Jahja Dërmaku dhe Nazim Jakupi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.