GRANDEMALL

Interesim i jashtëzakonshëm i publikut gjilanas për shfaqjen “Trenat”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në ditën e katërt të Festivalit të dramës “Talia e Flakës 2020”, para artdashësve gjilanas është prezantuar shfaqja konkurruese “Trenat” e autorit Haqif Mulliqi, prodhim i Teatrit Kombëtar të Prishtinës.

Vendosja e shfaqjes është konceptuar të prezantohet në skenën e rrethuar nga publiku, për një numër të kufizuar syresh.

E interesimi për ta pa nga afër këtë shfaqje ka qenë shumë më i madh nga ç’pritej prej publikut tradicional lokal, pasi kanë marrë pjesë edhe artdashës e krijues të shumtë nga Prishtina e gjetiu, emra të shquar të dramaturgjisë e artit skenik në përgjithësi.

Fabula e shfaqjes “Trenat” përmes lojës së aktorëve Shpëtim Selmani e Rozi Kryeziu ka shpërfaqur një moment jetësor të çiftit (Veni e Vini) në pritje për t’u arratisur, me qëllim të shpëtimit të identitetit e integritetit personal, ndonëse të dalë nga binarët e normalitetit të jetës, si pasojë e përjetimeve pas dramës së dhunimit e përdhunimit që u ka ndodhur.

Nga situatat dramatike të tensionuara në skenë herë-herë nënkuptohet që ata paraprakisht janë dakorduar të “harrojnë” atë gjëmë që u ka rënë mbi kokë.

Porse pesha e saj del të jetë më e rëndë seç është paramenduar se mund të përballohet, ndaj, me kalimin e kohës problemi bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u “harruar”.

FIDANISHTJA

Shih për këtë, shpërthimet e kohëpaskohshme të protagonistëve, veçmas shpërthimet instinktive të aktores Rozi Kryeziu, vijnë mëse të natyrshme në skenë, ndërsa nxjerrin në pah natyrën e saj sublime femërore, e cila paralelisht me pasojat e tmerrit të përjetuar është e detyruar të përballet edhe me dhembjet e pritjes së dyfishtë: atë të lindjes së foshnjës dhe trenit “shpëtimtar”, për të vazhduar “itinerarin” e jetës në drejtim të panjohur.

Përveç aktorëve Rozi Kryeziu e Shpëtim Selmani, në shfaqjen “Trenat”, e cila është konceptuar si dramë e ironisë, pritjes e frikës, ka luajtur edhe Xhemajl Gllavica si instrumentist në sfond, ndërsa regjinë e ka punuar Zanë Duraku.

Shfaqja “Trenat” e shkruar nga autori i sa e sa veprave të inskenuara gjithandej, Haqif Mulliqi, është prezantuar para publikut gjilanas në natën e katërt konkurruese, ndërsa skenografinë e ka realizuar Mentor Berisha.

Kjo ishte shfaqja e dytë nga repertori i Teatrit Kombëtar të Kosovës në konkurrencë zyrtare në “Talia e Flakës 2020”, pas asaj të regjisores Burbuqe Berisha e autor Milazim Krasniqi “Bryma e vdekjes”.

Paraprakisht janë prezantuar edhe shfaqjet “Shkamat” e autorit dhe regjisorit Fadil Hysaj prodhim i “EtnoFest” dhe shfaqja “Graviteti” me autor Lirak Celaj e regjisor Florent Mehmeti nga teatri “Oda”.

Në ditën e fundit të Festivalit të Dramës shqipe “Talia e Flakës 2020”, të dielën në program është shfaqja nikoqire e Teatrit të Qytetit të Gjilanit “a. y. l. a. n”, e autorit Jenton Neziraj në regji të Blerta Neziraj, me ç’rast bëhet edhe ndarja e çmimeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.