Interesat partiake, pengesë e progresit në Kosovë

Ngecjet më të mëdha për Kosovën që raporti ka evidentuar janë mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit, mosshtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, arsimi jocilësor dhe mungesa e perspektivës ekonomike.
Progresi demokratik në Kosovë pengohet ende nga prioriteti i interesave të ngushta partiake mbi ato kombëtare, nga nepotizmi dhe trajtimi preferencial i atyre që përmbahen nga kritikat ndaj politikave qeveritare, thuhet në “Indeksin e Transformimit të Bertelsmann Stiftung’s” (BTI) i vitit 2014.
Ngecjet më të mëdha për Kosovën që raporti ka evidentuar janë mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit, mosshtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, arsimi jocilësor dhe mungesa e perspektivës ekonomike.
Raporti të cilin e ka siguruar gazeta është i kombinuar me analizë të situatës në përgjithësi si dhe vlerësimeve numerike. Nga një deri në dhjetë, transformimi politik që ka ndodhur në Kosovë për dy vitet e fundit është vlerësuar me indeksin 6.6, pavarësia e gjyqësorit- 5, mirëqenia shoqërore- 5, transformimi ekonomik – /Koha Ditore/