Eko Higjiena

Interesat kombëtare, s’mund të arrihen me diplomaci diletante, amatoreske e injorante!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fadil Maloku – (Diplomacia pa lobim strategjik, mbetet veç monolog vetëkënaqësie)

1. Lobimi për njohjet dhe bisedimet e gjertanishme rreth Kosovës, ashtu siç e dimë të gjithë janë zhvilluar kryesisht përmes propozimeve të aleatëve tanë, e jo përmes ideve, e koncepteve “made in Kosova”. Bile thuhet që edhe agjendat ishin që të gjitha të tyre, dhe të kundërshtarëve tanë. Por, fajet e ngecjes së njohjeve s’e besoj që “adresën” e tyre e gjejmë vetëm jashtë Kosovës. Për faktin se qeveritarët tanë “lobues”, ishin dhe mbetën vetëm ‘postierë’ të asaj që në përvojën e marrëdhënieve ndërkombëtare, njihet dhe shquhet si teori dhe praktikë e “zgjerimit të ndikimit” diplomatik. Ata që merren me diplomaci, e kuptojnē saktësisht kuptimin e prejudikimit tim…!

Fundamenti

2. Nga 17 shkurti 2008, Kosovën e kanë njohur 115 shtete, ndërkaq, vazhdon mosnjohja e pesë shteteve anëtare të BE-e. Diplomacia serbe, aktualisht ndaj Kosovës është në ofensivë të ashpër në dy fronte; a. frontin e parandalimit të njohjeve të reja eventuale, dhe; b. frontin e kontestimit të njohjeve të vjetra.Ideja dhe synimi kryesor i Serbisë, nē këtë ndërkohë të bisedimeve… për “normalizim” (jo njohje, e as pranim dosido të sovranitetit!) me Kosovën, është që para debatit publik për anëtarësim në KB, ta zbres numrin e njohjeve në 96 (që nënkupton 50% e vendeve anëtare) njohje!Në mënyrē qē edhe më shumë ta vështërsoj “ulësen” në OKB-ara, që në fazën tjetër (pasi që të anëtarësohet në BE-ne), edhe ta kontestoj skajshmërisht deri në rraskapitje dhe dorëzim.

3. Deri në vetin 2023/25, nëse diplomacia kosovare nuk e shton apo të paktën nuk arrinë ta mbaj numrin e njohjeve në 117 (sa po thotë që i ka arritur), e jo 107, (sa po thotë ajo serbe) numrin e njohjeve, gjasat pēr ta kontestuar e bllokuar tërësisht Kosovën në procesin e zgjerimit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Bashkësinë Evropiane (BE-ne), janë shumë reale dhe afër mendjes. Mirëpo, mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, nga prizma e marrëdhënieve të reja komplekse ndërkombëtare që po pretendojnë me u krijua pas invazionit rus tē Ukrainës (natyrisht; nëse, ky okupim legjitimohet dhe legalizohet me “vulën” dhe aminin e Amerikës dhe Kinës) ka shumë gjasa reale qē jo vetëm tē prolongohet, por, realisht edhe tē mos ndodh fare nē asnjē variantë gjeopolitike e as gjeostrategjike! S’ kēndejmi, politika gjithëshqiptare, duhet t’i bashkoj; dijen, përvojen, resurset shkencore njerëzore diplomatike, ato ushtarake e gjeostrategjike, ato ideologjike, e politike, ato civile e institucionale, nē mēnyrē që me mjete paqësore, e diplomatike ta bëjmë ëndrren e bashkimit realitet. Ngase, interes mbi interes se sa ky synim (që fatmirësisht po përputhet edhe me intetesat globale amerikane) i kahmotshëm, shqiptarët s’kanë dhe s’e besoj që mund të kenē në kēte shekull. Projekti i bashkimit kombëtar, nuk mund tē arrihet me diplomatët (aktual) partiak, e aq më pak sish ideologjik, që nē rastin e Kosovës përveç injorancës, amatorizmit dhe diletantizmit të theksuar, nuk kanë dëshmuar asnjë gjē më shumë!?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.