“Inter – Plast Trocal” kompania që nuk njeh konkurrencë, e para në cilësi dhe sukses të garantuar

Gjilan – Kompania “Inter – Plast Trocal” nga Gjilani është njëra nga kompanitë më serioze në regjion e më gjerë, e cila fal punës, seriozitetit dhe cilësisë sw treguar ka arritur të bëhet kompania lidere në Kosovë. Shaban Xhymshiti pronar thotë për rajonipress se ka punuar me shumë dashuri e përkushtim të madh për të arritur deri tek ky rezultat i madh, ku edhe në saje të punës cilësore, tashmë kemi shumë klient e partner në mbarë botën.
Shaban Xhymshiti në vitin 2003 kishte themeluar kompaninë “Inter – Plast Trocal” e cila atëherë numëronte vetëm 7 punëtor. Kurse tani kjo kompani numëron mbi 33 punëtor dhe ka një performancë të shkëlqyer edhe në nivelin evropian dhe më gjerë.
“Interplast Trocal” padyshim që është lider në rajon dhe e pa konkurrencë në prodhimin e dyerve dhe dritareve plastike, alumin dhe fasada të varura strukturale.”Rreth 60% e prodhimit shkon për tregun e jashtëm që përfshinë Zvicrën, Gjermaninë, Austrinë, Francën dhe Amerikën” shprehet Shaban Xhymshiti.
Xhymshiti thotë se ka ecur vazhdimisht me kohën dhe krahas fuqisë punëtore është arritur që të investohet edhe në makinerinë moderne, ku deri tani janë investuar mbi 1 milion e 700 mijë euro. “Kemi një makineri moderne robotike dhe cilësia tek ne është e garantuar dhe në saje të kësaj pune të palodhshme, të ndershme dhe cilësore që bëhet në kompani, tashmë kemi krijuar besimin dhe kemi partner të shumtë ndërkombëtar” tha Xhymshiti.
Ajo çka e dallon këtë kompani nga të tjerët është fakti se aty fuqia punëtore respektohet në maksimum, kurse ana humane gjithmonë ka zënë vend të merituar. “Punëtorët i kanë benificionet e veta dhe kanë pushimin e merituar dhe pagën e dinjitetshme” shprehet pronari Shaban Xhymshiti.
Gjithashtu “Interplast Trocal” çdo vit merr pjesë në kompletimin e rreth 7 deri 8 shtëpive që janë kryesisht familje skamnore. “Ndihmojmë pa asnjë hezitim dhe marrim pjesë në të gjitha aksionet humanitare sepse e kemi obligim që të ndihmojmë kategoritë e rrezikuara” u shpreh Shaban Xhymshiti i cili ka prejardhje nga Lugina.
Xhymshiti tha se presin që viteve të ardhshëm të investojnë edhe më shumë në fushën e makinerisë moderne.
Ndryshe, para pak ditësh pronari i gjigantit botëror Profine kishte paralajmëruar investime të reja në Gjilan. Investitori nga Gjermania, Dr. Peter Mrosek, në kuadër të së cilës operon edhe kompania e njohur gjilanase ka thënë se “Interplast është lidere në Kosovë dhe jam i lumtur që kemi punuar bashkë për këto vite”
Kurse, pronari i Inter – Plast Trocal, Shaban Xhymshiti, e ka falënderuar investitorin gjerman, Dr. Mrosek për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë dhe kryetarin e Gjilanit, për të cilin tha se ka krijuar një klimë të mirë për operimin e biznesit të tij.
“Është gëzim shumë i madh që një njeri kaq të respektuar e kemi në Gjilan, Dr. Mrosek. Ne besoj e kemi dhënë shembullin e mirë se si bashkëpunohet me të huajt, duke e zhvilluar partneritetin i cili krijon vende të reja pune”, ka thënë Xhymshiti./rajonipress/