Eko Higjiena

Inter-Napoli, mbyllet marrëveshja për Behramin?

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Në Zvicër janë të bindur: Valon Behrami do të luajë për skuadrën e Interit në edicionin e ardhshëm. Sipas portalit ‘Fussball’, Napoli dhe Interi e kanë mbyllur marrëveshjen për mesfushorin kosovar, i cili do t’i bashkohet skuadrës zikaltër pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Distanca ndërmjet klubeve tani është 2 milionë euro. Interi jep 11 milionë ndërsa Napoli do 13 sosh, por kjo e fundit mund të përmbushet në rast të bonuseve që do t’i përfshijë marrëveshja.

KKVITI

E bisedimet me Napolin për transferimin e reprezentuesit të Zvicrës i ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio.