RCCOLA

Inter Club Kosova nderohet me mirënjohje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka filluar që të shpërndaj mirënjohje për të gjithë ata që gjatë pandemisë kanë ndihmuar në çfarëdo lloj forme në komunën e Gjilanit.

Mirënjohje nga komuna ka pranuar edhe Inter Club Kosova e cila është nderuar me mirënjohje nga krerët e komunës për kontributin që kanë dhënë gjatë pandemisë covid19, duke ndihmuar shumë familje në nevojë.

Uji Dea

Në emër të Inter Club Kosova, mirënjohjen e ka pranuar Nderim Ismajli, dhe i cili në një postim të tijin në facebook ka shkruar:

Sot në emër të Inter Club Kosova, kam pranuar një mirënjohje nga kryetari Lutfi Haziri dhe nënkryetari Arber Ismajli, në shenjë falënderimi për ndihmën tonë të cilën e kemi bërë gjatë kohës së pandemisë.
Unë dua t’ju falënderojë të gjithë tifozët e Interit nga Kosova që keni qenë pjesë e këtij organizimi.
Ndërsa, një falënderim të veçantë kemi për Kryetarin e Komunës, z.Lutfi Haziri dhe Nënkryetarin e Komunës, z.Arbër Ismajli./rajonipress/