Mobi Casa

Inter Club Kosova jeton për ngjyrat “zi e kaltër”

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Në tërë globin botëror mbretërojnë tifo klubet të cilat i japin hijeshin sportit e veçanërisht futbollit. Tifo klubet kanë origjinë që kur ka filluar rrokullisja e parë e topit “magjik” të futbollit.

Tifozët janë ata që me animet e tyre dhe dashurinë që kanë për klubet e tyre janë në gjendje të japin jetën, shumë nga tifozët edhe fëmijët e tyre i kanë pagëzuar me emra të futbollistve e të klubeve.

Edhe në Kosovë gjithmonë ka pasur tifoz por pas luftës së fundit, tifozëria e Kosovës ka filluar në mënyrë të organizuar dhe duke i licencuar tifozët e tyre.
Tifozët Kosovar, përpos që kanë klubet e tyre në shtetin e tyre ata kanë edhe klubet e zemrës jashtë vendit, që në mënyra të ndryshme bashkëpunojnë dhe bëjnë organizime të ndryshme për të qenë pjesë e tyre.

Inter Club Kosova është shembull dhe për çdo lakmi se si funksionon me tifozët e saj në tërë Kosovën, tifozët “nerazzurri” jetojnë me klubin e tyre të zemrës që quhet Inter, tek këta tifoz mbretërojnë ngjyrat kaltër e zi, aty bisedohet vetëm për klubin e tyre të zemrës.

Hidromorava

Inter Club Kosova është themeluar në vitin 2013 dhe pa asnjë problem është pranuar edhe zyrtarisht nga skuadra e madhe Inter, dhe të gjithë tifozët e Interit të cilët janë të anëtarësuar në Inter Club Kosova, janë të mirëseardhur në shtetin e Italisë nga gjiganti i klubit Inter.
“Ne jemi të pranuar në mënyrë zyrtare nga klubi jonë i zemrës, jemi i vetmi Inter Club nga Kosova qe jemi të pranuar zyrtarisht, duke parë interesimin e jashtëzakonshëm nga tifozët e Interit nga Kosova, e kemi parë të domosdoshëm të hapim këtë Inter Club”, thekson Naim Beqiri njëri ndër themeluesit e Inter Club Kosova.

Gjithashtu, Beqiri ka treguar rreth organizimeve që organizon Inter Club Kosova.
“Inter Club Kosova është e shtrirë në gjithë qytetet e Kosovës. Ne si Inter Club, organizojmë që ndeshjet e Interit t`i përcjellim të gjithë së bashku në qytet e Kosovës, organizojmë turnire në futboll të vogël, organizojmë edhe udhëtime për të shikuar Interin në “Giuseppe Meazza” etj.

Beqiri tregon edhe rreth anëtarësimeve në Inter Club Kosova.
“Ne si Inter Club Kosova i pranuar zyrtarisht nga klubi jonë, kemi edhe anëtarësimet para çdo fillimi të stinorit për tu bërë tifozë zyrtarë i Interit. Cdo tifoz i Interit që dëshiron të anëtarësohet dhe t`i gëzon disa përparësi duhet të paguan anëtarësimin 25 euro, ndërsa benefitet janë: për shembull në dyqanet zyrtare të Interit kemi zbritje 20%, kemi përparësi edhe për të blerë biletat për të shikuar Interin, gjithashtu me anëtarësimin në Inter Club Kosova fiton edhe kartelën zyrtare nga klubi i Interit, dhe dhurata të ndryshme që kushtojnë në vlerën e 55 euro”. Në anëtarësimet për stinorin 2018/19, kemi pasur të anëtarësuar 126 anëtarë”.

Beqiri ka theksuar se i vetmi problem janë vizat të cilat po na pengojnë në të kundërtën numri i anëtarësimeve do të jetë shumë më i madh, por shpreson se do të vjen dita kur edhe do të arrijnë të udhëtojnë pa viza.

Respekt të veçantë Inter Club Kosova ka në Itali, kjo e ka dëshmuar në vitin 2016 kur në ndeshjen Inter-Carpi në shkallët e “Giuseppe Meazza”, është shpalosur një banderol nga disa tifoz Serb, “Kosova është Serbi”.
“Klubi i Interit pas kësaj ngjarje ka reaguar menjëherë duke e larguar banderolën, dhe na kanë kërkuar falje për këtë incident dhe na kanë premtuar se nuk do të ndodhë më”, bën të ditur njëri nga themeluesit e Inter Club Kosova, Dukagjin Ramosaj.
Inter Club Kosova është shembull në funksionimin e saj, dhe në organizimet e tyre./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.