Uji Dea

Intensifikohet bashkëpunimi Kamenicë – Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, ka pritur sot në një takim shumë miqësor një delegacion nga Komuna e Bujanocit të udhëhequr nga Kryetari Nagip Arifi, dhe Kryetari i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu me bashkëpunëtorët e tyre.

Zyrtarët nga Bujanoci e kanë uruar Kryetarin Sinani dhe të zgjedhurit e tjerë në qeverisjen e re lokale, duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e lartë për të intensifikuar bashkëpunimin. “Ne do të bashkëpunojmë ngushtë si dy komuna me të njëjtat probleme në mënyrë që në kuadër të partneritetit ndërkufitar të aplikojmë dhe të përfitojmë nga fondet IPA” tha Kryetari i Bujanocit Nagip Arifi.

Ai ftoj kryetarin Begzad Sinani dhe udhëheqësit e Kamenicës për të vizituar administratën komunale në Bujanoc, e cila ftesë u pranua me kënaqësi.

Uji Dea

Kryetari Sinani, tha se bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitar janë mundësitë më të mira për zhvillimin e komunave si Kamenica dhe Bujanoci. “Ne kemi filluar një bashkëpunim me komunën e Zhelinës në Maqedoni dhe nga ky bashkëpunim do të kemi përfitime edhe me investime në infrastrukturë dhe avancim të administratës pasi që do të ndahen 250 mijë euro për komunën e Kamenicës nga Komisioni Evropian. Një bashkëpunim të tillë ne mund të fillojmë edhe me Bujanocin me të cilën kemi shumë lidhje dhe ngjashmëri” tha Sinani.

Kryetari i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu, foli për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy kuvendeve komunale gjatë këtij mandati.

Në takim u fol për angazhimet e përbashkëta të dy komunave në avancimin e administratës komunale, pastaj në aktivitetet kulturore dhe bashkëpunime të tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.