United Hospital

Inteligjenca të zgjohet nga gjumi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Republika në udhëkryqin e degradimit.Shoqëria ka nevojë për alternativa të reja

“Vetëm kur të ngrihet një klasë e re politike e inteligjencës së painkriminuar, vetëm atëherë përfundon kjo anarki dhe ndërtohet një demokraci e pastër me njerëz që nuk janë as nuk kanë qenë pjesë e kësaj anarkie të deritanishme dhe oligarkie kriminale”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot”

Beteja e pakompromis për pushtet, që po zhvillohet në spektrin politik të Kosovës, fillimisht me ngërçin 6 mujor pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2014, dhe tani në një krizë të re politike të imponuar nga opozita parlamentare për plot 7 muaj rresht, por që nuk po rezulton me marrëveshje të sinqertë për një alternativë serioze në funksion të interesit të përgjithshëm, sipas analistëve politikë, imponon nevojën e aktivizimit të inteligjencës së pasivizuar kosovare. Mbizotëron një vlerësim i përgjithshëm i analistëve dhe i përfaqësuesve të shoqërisë civile se kjo klasë politike, në pozitë dhe opozitë, ka arritur kulmin e degradimit dhe të humbjes së plotë të besimit qytetar.

Mobi Casa

Derisa klasa politike në pushtet është piramida e krimit dhe e korrupsionit, opozita e bashkuar është para vetëvrasjes politike me mashtrimin që u bëri qytetarëve të Kosovës dhe pamundësinë e dakordimit për një platformë të përbashkët për ndryshime, prandaj ndërtimi i një alternative të re politike është borxh që inteligjenca, deri tani e fjetur kosovare, ia ka borxh qytetarit të Kosovës .“Gjendja katastrofale e krijuar në vend, si pasojë e një lidershipi të papërgjegjshëm, ka bërë që populli të mos u besoj më. Si pasojë e kësaj, viteve të fundit kemi rënie drastike të numrit të votuesve në zgjedhje, sepse qytetarët nuk kanë më për kënd të votojnë. Në mendjen e popullit është krijuar bindja së kush më pak e kush më shumë, të gjithë që merren më politikë, janë mashtrues e intrigantë, janë hajna…kusarë politikë”, tha analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Qytetarët kanë vullnet për ndryshim

Zeqa ka pohuar se liderët e tanishëm të partive politike, pa përjashtim, nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarët e vendit, për shkak se mendjen e kanë te pasuria dhe te milionat e tyre të deponuar në bankat jashtë vendit, ndoshta edhe në “Parajsën Fiskale” në Panama, derisa elektoratin e tyre e përdorin vetëm si objekt përgjatë fushatave zgjedhore, sa për t’ua grabitur votën, ndërsa gjitha pazarllëqet i bëjnë mes vete dhe me ndërkombëtarët./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.