UBT

Inteligjenca e pastër të zgjohet nga gjumi!

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pozita dhe opozita po e humbin besimin e qytetarëve. Shpëtimi i shtetit mund të ndodhë vetëm me një alternativë të re politike

“Kasta aktuale politike e vendit, në veçanti liderët e partive tona politike, para opinionit publik, elektoratit të tyre, shpesh përlahen mes vete, por asnjëherë nuk mund t’i shkojnë deri në fund ‘konfliktit’, shkaku i interesave të përbashkëta, apo thënë më qartë dhe troç – shkaku i bizneseve të përbashkëta, tenderëve që i ndajnë me njëri-tjetrin e deri të aferat korruptive”, u shpreh analisti Florim Zeqa

Gjersa dy partitë në pushtet nuk japin as më të voglin sinjal për një reformim serioz, me prurje të reja brenda tyre, për të luftuar korrupsionin dhe krimin në institucione të shtetit, ndërkohë që edhe tri subjektet politike opozitare janë përçarë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëdha për ndarjen e hises së pushtetit, ose për favoret e përfitimet e inkriminuara me rrugë korruptive, që mund t’u sjellë të qenit në pushtet, nuk mbetet gjë tjetër pos krijimi i një partie të re puro, pa njerëz të inkriminuar brenda saj dhe që ofron ndryshime serioze në zgjedhjet e ardhshme nacionale. Sipas analistëve të politikës, ky ndryshim kualitativ në skenën politike në vend nuk është mision i pamundur, pasi që Kosova ka njerëz të pastër e të guximshëm, që do të përbënin bërthamën e një alternative të re, për të bërë luftën e fortë e të hapur kundër të inkriminuarve në pushtetin aktual, por edhe ndaj opozitës aktuale.

Analisti politik, Florim Zeqa, vlerëson se gjendja katastrofale e krijuar në vend, si pasojë e një lidershipi të papërgjegjshëm, ka bërë që populli mos t’u besojë më këtyre. Sipas Zeqës, si pasojë e kësaj, viteve të fundit kemi rënie drastike të numrit të votuesve në zgjedhje. “Qytetarët nuk kanë më për kë të votojnë. Në mendjen e popullit është krijuar bindja se kush më pak e kush më shumë, të gjithë që merren me politikë, janë mashtrues e intrigantë, janë hajna…kusarë politikë, derisa inteligjenca e pastër ka mbetur e përgjumur”, u shpreh Zeqa. Ai tutje shtoi: “Padrejtësisht është krijuar bindja tek një pjesë e opinionit publik, se nuk kemi njerëz më të mirë për politikë nga këta që i kemi aktualisht”, u shpreh Zeqa për “Kosova Sot”.

Zeqa: Kjo klasë politike, tejet e konsumuar

Eco Higjiena

Zeqa ka pohuar se kjo klasë politike me besim të humbur dhe tejet të konsumuar, elektoratin e tyre po e përdorin vetëm si objekt përgjatë fushatave zgjedhore, sa për t’ua grabitur besimin, votën, ndërsa të gjitha pazarllëqet i bëjnë mes vete dhe me ndërkombëtarët. “Kasta aktuale politike e vendit, në veçanti liderët e partive tona politike, para opinionit publik , elektoratit të tyre, shpesh përlahen mes vete, por asnjëherë nuk mund t’i shkojnë deri në fund “konfliktit”, shkaku i interesave të përbashkëta, apo thënë më qartë dhe troç, shkaku i bizneseve të përbashkëta, tenderëve që i ndajnë me njëri-tjetrin, e deri te aferat korruptive.

Të gjithë liderët e subjekteve politike, pa dallim, janë shndërruar në uzurpatorë të shtetit dhe varrmihës së ardhmërisë së qytetarëve të këtij vendi, janë bërë sinonim i së keqes, i korrupsionit, krimit të organizuar, zhvatjes së pasurisë shoqërore (shtetërore),…duke e shndërruar Kosovën e pasur me resurse të shumta natyrore një vend të varfër dhe të pashpresë për të jetuar në të”, thotë Zeqa.

Është bindje e fuqishme e analistit Zeqa, që Kosova ka njerëz të pastër dhe të guximshëm, prapa të cilëve do të rreshtoheshin shumica e qytetarëve pa pikë hezitimi, por dikur ndër më të guximshmit duhet ta marrin stafetën në dorë dhe të nisen përpara.

“Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive, jo vetëm që ekziston, por thërret si kushtrim në ndërgjegjen e atdhetarëve dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë. Mjafton vetëm iniciativa e shëndoshë e bazuar në vlera njerëzore, në atdhedashuri e moral njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keqqeverisjes tash e sa vite ne Kosovë. Secili mund të japim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës. Secili me takatin e me zanatin e vet, mund ta bëjmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit e shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj. Prandaj, vendit urgjentisht i duhet një fillim i ri, një organizim i ri, një lëvizje e re politike e përmasave kombëtare për largimin e këtyre kusarëve politikë”, shprehet Zeqa./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.