Fundamenti

“Intelektuali” Shefik ose Sheki zëdhënësi

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga kryesia e degës së LDK-së – Këta janë politikanucët ose shumëzëdhënësit e komunës. Këta janë ata të paidentitetshmit, këta janë ata panikqarët dhe mediokret në ikje të kësaj keqqeverisje që ka terrorizu qytetin dhe qytetarët e Gjilanit, që ndonjëherë ua marrin kohën me reagime shumë bajate kundër LDK-së dhe kryetarit të saj, deputetit të respektuar Lutfi Haziri.

Nuk janë edhe aq shumë, po kohën ua humbin. Këta s’i bëjnë gjë LDK-së, jo. Madje, veç e forcojnë. Por, të dhemb shpirti për ta që e kanë humbur identitetin, moralin dhe janë kapur pas panikut të humbjes që i pret.

Që kur është themeluar LDK-ja, i ka pasur edhe kundërshtarët e vet brenda skenës sonë politike. Kryesisht, kritika veprimtarisë së saj i kanë drejtuar enveristët. Kritikat e tyre janë të kuptueshme, sepse dihet botërisht se ata kanë qenë dhe gjithmonë do të mbesim medioker dhe vetëm medioker,

Të këtillët, pra mediokret që bëjnë zhurmë kundër LDK-së, përbëjnë dy lloje të veçanta: llojin e politikanucëve dhe në fund llojin e zëdhënësve si: Sheki, Riki e së fundmi edhe Lili.

Prandaj, as reagimet bajate te tyre, që i bëjnë, nuk konsiderohen serioze jo vetëm nga ne, por as nga vetë qytetarët tanë, sepse qytetarët e kanë parë marifetin dhe terrorin që ky soj njerëzish medioker i kanë shkaktuar qytetit.

Sepse, nuk kanë asnjë lloj interesi as prej intervistave, as prej shkrimeve të tyre, për faktin se opinioni ata i konsideron si individë që kanë dalë nga identiteti i vet nga frika dhe nga interesi. Me një fjalë, konsiderohen si njerëz falls. Dhe, fallsitetet nuk i duhen askujt, e as padroneve të tyre, që këta medioker i stimulojnë me një drekë në ambiente hoteliere dhe atë me para të taksapaguesve gjilanas.

Zhurma e tyre është zhurmë e panikut që i ka kapur, sepse besoni ose jo, do të përgjigjen për të gjitha të këqijat dhe terrorin që i kanë shkaktuar qytetarëve gjilanas.

Duke qenë të pacipë, këtyre nuk u intereson se a u beson kush a jo. Kryesorja, këta bëjnë zhurmë sepse janë të lindur për këtë punë.

KKVITI

Ky soj, pa fije cipë të fytyrës, veten e konsideron si elitë politike e “intelektuale”, duke atakuar figurën e ndritur të Gjilanit Lutfi Haziri, njeriun që ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë për Anamoravën, njeriun e çmuar dhe të respektuar të presidentit të ndjerë Rugova dhe njeriun e respektuar nga e gjithë Anamorava, kryetar komune, ministër, zv.kryeministër e deputet i respektuar, pozita që Sheki dhe soji i tij vetëm munden t’i ëndërrojnë sepse për t’i shijuar kurrë.

E dinë edhe vetë ky soj i mediokerve këtë, por kanë dëshirë që veten ta paraqesin si “intelektual”. Madje, thonë se edhe kanë identitet! Po çfarë identiteti kanë njerëzit që nga frika dhe interesi bëhen tjetërkushi?! Që dalin jashtë vetes së tyre për një drekë hoteliere të dhuruar nga paratë e qytetarëve sepse me paratë e tyre dijnë vetëm si hahet byreku dhe jo më shumë.

Ky soj i mediokërve kërkon që edhe njerëzit me identitet të futen në llojin e tyre. Mediokret synojnë ta rrisin llojin e vet. Këtë e synojnë edhe nëpër gazeta, portale,edhe nëpër kuleare. Është e dhimbshme kur edhe disa që kanë njëfarë identiteti, shpeshherë dakordohen me kopallat e tyre për politikën. Edhe vetë të shkuarit e mendjes për këtë, është humbje e identitetit, sepse ai që ka identitet, nuk bie pre e asnjë mendimi të sojit të Shekit me shokë, por u qëndron stoik mendimeve të veta.

Ani të kujt, të politikanucëve dhe të mediokerve!!! Të atyre që i ndërrojnë mendimet sa herë që ndeshen me dhunën dhe me interesin. Soji i tyre është i dëmshëm për shoqërinë dhe kombin, sepse synojnë t’i tërheqin nga humbja e identitetit. Sa më parë që ta kuptojnë këtë të gjithë, aq më shpejt do të lirohemi prej tyre.

Ata mund të bëjnë zhurmë edhe më, por asaj zhurme nuk duhet t’ia vërë veshin askush. Dhe, kur të mos përfillet zhurma e tyre, edhe vetë do ta lënë atë. Ja, këta janë ata që sot janë më të zëshmit kundër LDK-së dhe liderit të pakontestuar, deputetit Lutfi Haziri. Ndoshta Sheki e ka personale sepse ëndrra e tij për t’u ulur në karrigën e deputetit pati përfunduar tragjikisht, e kishte marrë përgjigjen nga qytetarët “intelektuali” Shefik.

Ndryshe këta janë politikanucët dhe kopeja e zëdhënësve të kësaj qeverisje në ikje.

Këta janë ata të paidentitetshmit, që ndonjëherë ua marrin kohën me intervistat dhe shkrimet e tyre kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të saj, deputetit te respektuar Lutfi Haziri. Nuk janë edhe aq shumë, po kohën jua humbin. Këta s’i bëjnë gjë LDK-së , jo. Madje, veç e forcojnë. Por, të dhemb shpirti për ta që e kanë humbur identitetin. Medet thuhet në reagimin e LDK-së dërguar nga Sarandë Bllaca