UBT

Intelektualët: Viti 2019 me paraqitje në tribinë, aktivitete dhe iniciativa humanitare

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tifozët e Dritës “Intelektualët”, në vitin 2019 ishin mjaft aktivë, si ne tribina gjithashtu edhe në aktivitete e iniciativa humanitare.

Në faqen e tyre në ‘facebook’, Intelektualët kanë bërë një përmbledhje të paraqitjeve të tyre, ndër të tjera thuhet:

Tashmë vitin 2019 po e lëmë pas dhe me shumë krenari, mund të themi se po lëmë mbrapa një tjetër vit të suksesshëm dhe pozitiv për tifogrupin tonë, Intelektualët 1998.

Ishte një tjetër vit, ku ne vazhduam të jemi pranë Dritës, në çdo sport pavarësisht renditjes apo rezultatit dhe pavarësisht çdo rrethane dhe vështirësie tjetër. Ishte vit ku nuk u ndalëm me performancat dhe aktivitetet tona, duke i qëndruar besnik Dritës dhe duke mbajtur lartë idealin tonë kombëtar dhe human në ditët ku më së shumti kishte nevojë. Vit me plotë paraqitje në tribinë dhe aktivitete e iniciativa tjera, që na bën të themi se e kaluam edhe një vit të bashkuar përballë të gjithëve, përballë çdo beteje, rrugës drejt synimeve tona të përbashkëta. Një 2019 e gjatë dhe me plot sfida, por nëpër të cilat grupimi ynë kaloi siç është më së miri, gjithmonë me kokën lartë, të krenuar dhe asnjëherë të mposhtur apo turpëruar.

Eco Higjiena

Më poshtë keni përmbledhjen e disa fotografive nga ky vit i Intelektualëve, ku njëherësh shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë edhe njëherë të gjithë ata, që në çfarëdo forme kontribuuan në organizimet dhe iniciativat e shumta të tifogrupit tonë, gjatë gjithë 2019-ës. Gjithashtu nuk i harrojmë dhe i kujtojmë përjetësisht, të gjithë tifozët tanë Bardhë e Kaltër dhe gjithë personat që dhanë shumë për klubin Drita, por të cilët nuk janë më në mesin tonë.

Duke dëshiruar një vit të ri 2020 edhe më të mirë, për të gjitha klubet me emrin Drita si dhe për ne Intelektualët, iu urojmë të gjithëve festat e fundvitit si dhe iu paralajmërojmë të bëheni gati pasi për pak kohë ‘Ultrasi Universiteti’ rihapet sërish dhe ne të bashkuar do t’i vazhdojmë ligjëratat tifozërike ashtu siç i lamë!!

Amanetin e të pareve tanë nuk do t’a anashkalojmë asnjëherë. DRITA kurrë nuk do të jetë e vetme!!/rajonipress/