UBT

“Intelektualët” udhëtojnë në numër të madh në Prizren

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ndeshja e javës së 29 të Vala Superligës së Kosovës në futboll në mes Lirisë së Prizrenit dhe Dritës e cila zhvillohet në stadiumin Përparim Thaqi në Prizren, ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek tifozët e Dritës, “Intelektualët”.

Siç bëjnë të ditur nga klubi “bardh e kaltër” të Dritës, nga tifo klubi “Intelektualët” janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë udhëtim mjaft të rëndësishëm sipas tyre.

Ky ballafaqim me të drejt konsiderohet derbi i javës, pasi shumë gjëra mund të qartësohen sa i përket pozitave të fundit të tabelës së klasifikimit.

FIDANISHTJA

“Ashtu siç i kemi përkrahur gjerë më tani futbollistët tanë ne vazhdojmë ti përkrahim edhe më fort, kur kanë mbetur edhe pak javë gjerë në përfundim të Kampionatit për ne kjo ndeshje është shumë me rëndësi dhe kërkojmë nga futbollistët tanë të japin gjithçka nga vetja në këtë ndeshje të dëshmojnë se e duan klubin, është ndeshje e cila përcakton fatin e klubit ndërsa ne në tribuna do të jemi rreth 500 tifozë, ne jemi ata që futbollistëve tanë nuk ju kthemi shpinën me gjithë rezultatet jo të kënaqshme prandaj ne ftojmë të gjithë të interesuarit për përkrahjen e klubit të dielën ne Prizeren”, ka bërë të ditur udhëheqësi i tifo klubit “Intelektualët”, Taulant Byqmeti.

Pas 28 javëve Liria pozicionohet në pozitën e 8 me 27 pikë, Drita në pozitën e 9 me 25 pikë ndërsa Ferizaj në pozitën e 10 me 24 pikë, pozitat 11 e 12 i ndajnë Trepça dhe Hajvalia të cilat janë përshëndetur nga Superliga e Kosovës.

Drita dhe Liria në këtë stinorë kanë zhvilluar 2 ndeshje mes tyre, në ndeshjen e zhvilluar në Prizeren, Liria kishte mposhtur Dritën me rezultat 3-1, ndërsa ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, Drita kishte fituar me rezultat 1-0./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.