Mobi Casa

“Intelektualët” në 20 vjetorin e themelimit përgatisin çmendurin e paparë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Tifozët e Dritës “Intelektualët”, me 23 dhjetor do të festojnë ditëlindjen e tyre të themelimit në tifoskenën e futbollit Kosovar.

Për “Intelektualët”, festave të fundvitit do ti shtohet edhe festa e tyre, Intelektualet festojnë 20 vite përfaqësim përkrahje, punë dhe angazhime për qytetin.

Në sfidat të cilat i kanë pasur në diell, në shi e borë, në fitore e humbje, me lot të gëzimit e dëshpërimit, tani e 20 vite asnjëherë nuk munguan në sfidat e tyre futbollistike por përkundrazi ata u kalitën dhe u bënë shembull në arenat futbollistike kudo që u paraqitën, duke i përkrahur klubin e zemrës.

Ky përvjetor për tifoklubin e Intelektualëve është një krenari e veçantë.
“Ditëlindja jonë e 20-të si tifogrup ka një domethënie të mëdha për ne, sepse për 20 vite ishim ata që i sollëm shumë të mira tifoskenës tonë, pa Intelektualët tifoskena Shqiptare nuk do të ishte e njëjta”, ka bërë të ditur Jeton Rashiti.

FIDANISHTJA

Se cila është kënaqësia e një tifozi të jesh “Intelektual”, Rashiti thekson.”Të jesh “Intelektual” është ndjenja më e veçantë sepse ne jemi ata që për 20 vite ishim pranë klubit tonë si në të mirë e si në kohëra të vështira, të gjitha sukseset tona i kemi arritur së bashku e këtë rrugëtim tonin do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen edhe më të fort”.

Befasitë në këtë jubile nuk do të ndalen nga “Intelektualët”, sipas Rashitit.
“Përpos aktiviteteve të cilat i kemi bërë publike, do të ketë edhe shumë befasi tjera me 23 dhjetor, ndërsa befasitë e shumta do t`i shpalosim në ditën e festës sonë”, thekson Rashiti.

Jeton Rashiti ka bërë të ditur se në këtë jubile të “Intelektualëve” do të ketë edhe mysafirë të veçantë, por gjithçka gjerë në ditën e festës do të bëjmë të ditur për opinionin.

“Intelektualët” do të zhvillojnë një ndeshje miqësore e vëllazërore me futbollistët e Dritës, orari i këtij manifestimi të organizuar nga “Intelektualët” është:
Ndeshja ndërmjet FC DRITA – INTELEKTUALËT / Fusha me bari sintetik / Ora 12:00
Bakliade ne Qytet / Teatri i Qytetit / ora 18:00
Neja e ditëlindjes / Stop Club / ora 20:20
DJ Professional , DJ Cosmo , Trebla.Vj

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.